Descargar Imprimir esta página

Vaillant climaVAIR pro VAIB1-020WNI Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento página 200

Ocultar thumbs Ver también para climaVAIR pro VAIB1-020WNI:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 41
9.
Limoni skajet e tubave për poshtë, në mënyrë që të
mos hyjnë ashklat në tubacionet e lëndës ftohëse.
10.
Vendosini dadot tek tubacionet e lëndës ftohëse dhe
vendosni fllanxhat.
11.
Vareni njësinë e brendshme në mbajtësin e sipërm të
pllakës së montimit.
12.
Anojeni pjesën e poshtme të njësisë së brendshme
nga muri dhe fiksojeni njësinë e brendshme në këtë
pozicion, ku p.sh. të kapni një copë dru midis pllakës
së montimit dhe njësisë së brendshme.
13.
Lidhni tubacionet e lëndës ftohëse dhe tubin e
shkarkimit të kondensatorit me njësinë e brendshme.
5.2.2
Instaloni tubin e shkarkimit të lëndës së
kondensuar
1.
Instaloni tubin e shkarkimit të lëndës së kondensuar
pa përthyerje ose valëzime dhe me pjerrësi ngjitëse,
në mënyrë që lënda e kondensuar të mund të rrjedhë
lirshëm.
2.
Instaloni tubin e shkarkimit të lëndës së kondensuar,
në mënyrë të tillë që distanca e skajit të lirë të jetë të
paktën 50 mm nga dyshemeja.
3.
Izoloni një tub shkarkimi të lëndës së kondensuar që
qëndron jashtë, për të shmangur ngrirjen e lëndës së
kondensuar.
5.3
Instalimi elektrik
5.3.1
Instalimi elektrik
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
për jetën nga goditja elektrike.
Hiqni spinën. Ose kalojeni produktin pa
tension (separator me hapësirë kontakti
3 mm, p. sh. siguresë ose çelës fuqie).
Siguroni që të mos rindizet.
Prisni minimalisht 30 min, derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
Kontrolloni që të mos ketë tension.
Lidhni fazën me tokën.
Lidhni fazën me nulin.
Mbuloni ose mbyllni pjesët në afërsi, që
kanë tension.
200
Instalimi elektrik duhet të kryhet vetëm nga një elektricist.
5.3.2
Përgatitja e instalimit elektrik
1.
Kalojeni produktin pa tension.
2.
Prisni minimalisht 30 min., derisa të jenë ngarkuar
kondensatorët.
3.
Kontrolloni që të mos ketë tension.
4.
Nëse parashikohet për vendin e instalimit, instaloni një
çelës sigurie për rrymën e mbetur, të tipit B.
5.3.3
Kabllazhi
1.
Përdorni shtrënguesit e kabllove.
2.
Shkurtoni kabllin lidhës sipas nevojës.
30 mm max.
3.
Për të shmangur qarqe të shkurta gjatë nxjerrjes së
paqëllimshme të një konduktori, zhvishni këmishën e
jashtme të kabllit fleksibël vetëm maksimalisht 30 mm.
4.
Sigurohuni që izolimi i fillit të brendshëm gjatë
zhveshjes së këmishës së jashtme nuk do të dëmtohet.
5.
Hiqni izolues vetëm aq sa duhet nga fijet e brendshme,
siç kërkohet për një lidhje të besueshme dhe të
qëndrueshme.
6.
Për të parandaluar një qark të shkurtër nga lirimi i
lidhëseve, pas heqjes së izolantit, bashkoni këmishët
lidhëse tek kontaktet.
7.
Kontrolloni nëse të gjitha fijet janë mekanikisht të
fiksuara mirë në terminalet e spinës. Nëse është
nevoja, shtrëngojini ato.
5.3.4
Lidhni njësinë e brendshme me energjinë
elektrike
1.
Hiqni kapakun mbrojtës nga lidhjet elektrike të njësisë
së brendshme.
2.
Tërhiqni kabllin lidhës të njësisë së jashtme nga pjesa
e pasme e njësisë së brendshme, përmes kanalit të
posaçëm të kabllit nga përpara.
3.
Lidhni secilën nga fijet e kabllit lidhës sipas skemës
elektrike në bllokun e terminaleve të njësisë së
brendshme.
4.
Montoni kapakun mbrojtës të lidhjeve elektrike.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes 8000011833_00

Publicidad

loading