Descargar Imprimir esta página

Inglesina Cab 0+ Manual De Instrucciones página 185

Ocultar thumbs Ver también para Cab 0+:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 55
PËRDORIMI I NDENJËSES SË FËMIJËS CAB 0+ PËR MAKINË SI MJET QËNDRIMI
MBI SHASINË INGLESINA
• Kur ndenjësja e fëmijës Cab 0+ për makinë përdoret me shasi të caktuar, i përmbahet
gjithashtu standardit EN1888; prandaj, mund të përdoret si mjet qëndrimi në një
Sistem Udhëtimi.
• Kur ndenjësja e fëmijës për makinë përdoret si Sistem Udhëtimi, përdoreni të
drejtuar nga prindi vetëm me shasinë e pajtueshme Inglesina, gjithmonë duke
kontrolluar që është kapur mirë.
• Përdoreni vetëm me shasinë Inglesina të rregulluar dhe pajisur në mënyrë specifike
me sistemin e kapjes Easy Clip. Në rast se nuk jeni të sigurt, vizitoni faqen e internetit
inglesina.com ose drejtohuni te një shitës i autorizuar ose në qendrën e Inglesina për
kujdesin ndaj klientit.
• Lexoni me kujdes udhëzimet në lidhje me përdorimin e shasisë ose të sistemit
modular kur vendosni ndenjësen e fëmijës për makinë.
• Nëse bashkoni/shkëputni ndenjësen e fëmijës për makinë në/nga shasia me beben
brenda ndenjëses për makinë, gjithmonë sigurohuni që rripat të jenë të shtrënguar
mirë. Mbani parasysh se bërja e këtyre punëve me beben në ndenjësen për makinë
mund të jetë më tepër e pavolitshme dhe e vështirë. Kur vendosni ndenjësen e fëmijës
mbi shasi ose kur e hiqni, gjithmonë kontrolloni që bebja ose rrobat e tij/saj të mos
ngatërrohen.
• Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur.
• Sigurohuni që të gjitha mjetet e kyçjes të jenë të mbyllura para se ta përdorni.
• Për të shmangur dëmtimet, sigurohuni që fëmija të mbahet larg kur e shpalosni dhe
palosni këtë produkt.
• Mos e lini fëmijën të luajë me këtë produkt.
• Gjithmonë përdorni sistemin e shtrëngimit.
• Kontrolloni që pjesët e ndenjëses së fëmijës për makinë të kapen mirë para se t'i
përdorni.
• Ky produkt nuk është i përshtatshëm për të vrapuar ose për ski.
• Asnjëherë mos e vendosni produktin pranë shkallëve.
• Përdoreni vetëm mbi sipërfaqe të fortë, me nivel horizontal dhe të thatë.
• Mos e lini produktin në vend të pjerrët me beben brenda, edhe nëse janë të kapura
frenat. Efikasiteti i frenave është i kufizuar në pjerrësi të larta.
• Mos merrni shkallët normale ose elektrike kur fëmija është brenda në produkt.
• Mos e hapni, palosni ose çmontoni produktin bashkë me fëmijën brenda.
• Në çfarëdo rasti, bëni shumë kujdes kur bëni këto punë me fëmijën pranë.
• Mos e lini beben brenda në produkt kur udhëtoni me mjete të tjera të transportit
publik (p.sh. tren, autobus, metro, aeroplan, etj.).
PËRDORIMI I CAB 0+ SI MJET QËNDRIMI NË SHTËPI
• Ndenjësja Cab 0+ i përmbahet gjithashtu standardit EN12790; prandaj mund të
përdoret si djep i pjerrët në shtëpi.
PARALAJMËRIM!
• Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur.
• Është e rrezikshme ta përdorni këtë djep të pjerrët mbi sipërfaqe të lartë, p.Sh. Mbi
tavolinë.
• Gjithmonë përdorni sistemin e shtrëngimit.
• Ky djep i pjerrët nuk është bërë për periudha të gjata gjumi.
• Ky djep i pjerrët nuk zëvendëson krevatin e fëmijëve. Nëse fëmija juaj ka nevojë për
185

Publicidad

loading