Descargar Imprimir esta página

Alpina GRANBY Manual Del Usuario página 123

Publicidad

Për fushën e përdorimit shihni figurat 30 deri në 34 (Fig. 30-34). Mbrojnë gjithashtu edhe kundër
erës, lagështisë dhe dëborës. Por në rast goditjeje me sende të forta mund të ofrojnë vetëm
mbrojtje të kufizuar. Asnjë lloj syzesh nuk mund t'i mbrojë mbajtësit e tyre nga të gjitha llojet
e rreziqeve. Brenda kuadrit të standardit EN 174 syzet e skive janë testuar për kërkesa optike,
forcë mekanike, papërshkueshmëri dhe mbrojtje nga përflakja. Për të mësuar se çfarë teknolog-
jie xhami përdoret në syzet tuaja, mund të shikoni etiketën mbi paketim (Fig. 1) ose në mbish-
krimin mbi xhamat e syzeve të skive. Xhamat Quattroflex janë zhvilluar posaçërisht për skijim
dhe devijojnë nga standardi EN 174 për sa i përket filtrit polarizues. Testet e zgjeruara në terren,
sidomos në garat profesionale, kanë konfirmuar se ky devijim garanton përmirësim optimal të
kontrastit dhe i bën më të qarta sipërfaqet e strukturave.
2. Blerja e syzeve të skive:
2.1. Puthitja dhe prova e saktë: Puthitja e saktë është veçanërisht e rëndësishme në syzet e
skive. Skeleti duhet të qëndrojë njëtrajtshëm mbi fytyrë, në mënyrë që të mos krijohen pika
presioni. Gjithashtu në hundë duhet të ketë një ndjesi komoditeti, që të mos pengohet frymëmar-
rja gjatë mbajtjes. Ndërkaq njëherësh syzet duhet të fiksohen duke shtrënguar rripin që të mos
lëkunden apo rrëshqasin gjatë lëvizjeve.
2.2. Prova dhe kombinimi me kokore skish: Është e rëndësishme t'i provoni syzet e skive së
bashku me kokoren tuaj të skive. Kokorja dhe syzet duhet të puthiten më së miri për të evituar
rrymat e ajrit. Të gjitha kokoret e skive të markës jonë janë të pajisura nga mbrapa me një sis-
tem shtrëngimi për rripin e syzeve të skive. Në disa modele, nga jashtë kokores ka disa veriga
ku mund të kapni rripin. Modele të tjera kanë një gjuhëz plastike që mbyllet me shtypjen e një
butoni. Të dyja variantet garantojnë mbajtje të sigurt të rripit të syzeve të skive në kokore.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

A7213831