3. Përdorimi, ruajtja dhe mirëmbajtja: Pjesa e brendshme e xhamit ka një veshje të posaçme, e
cila pengon mjegullimin e syzeve gjatë sporteve dimërore dhe ofron një pamje të qartë. Për-
dorimi i përsëritur, moti shumë i lagësht ose prekja mund të shkaktojnë veshje të xhamave. Pas
përdorimit, syzet e skive duhet të thahen në temperaturë dhome. Për ruajtje, syzet e skive duhet
të ruhen në një vend të përcaktuar si p.sh. kuti kartoni apo këllëf i posaçëm i thatë e i errët.
Duhen evituar temperaturat ekstreme, si p.sh. mbi 50°C. Përpara fillimit të stinës apo pas ndonjë
rrëzimi, syzet duhet të kontrollohen për dëmtime të mundshme në xhama, skelet apo sistemin
mbajtës dhe të ndërrohen nëse është nevoja. Xhamat duhet të ndërrohen nëse nuk garantohet
dot më përdorimi i synuar për shkak të papastërtive apo të konsumimit.
RREZIK: Të gjitha pjesët e syzeve të skive pësojnë një farë vjetrimi në varësi të trajtimit, mirëm-
bajtjes dhe konsumimit, të cilat varen nga intensiteti i përdorimit dhe kushtet e caktuara të
përdorimit. Në rast kushtesh optimale ruajtjeje (vend i freskët, i thatë, i mbrojtur nga drita e
diellit, pa kontakt me kimikate, pa goditje, shembje apo ngarkesë mekanike) dhe pa u përdorur,
jetëgjatësia maksimale është 10 vjet nga data e prodhimit që shënohet mbrapa kësaj broshure
CE. Kjo nuk duhet të tejkalohet gjatë përdorimit, edhe nëse produkti është në kushte të mira
optike. Syzet e skive dhe xhamat e markës sonë duhet të ndërrohen për arsye sigurie, në varësi
të intensitetit të përdorimit, pas 3-5 vitesh nga përdorimi i parë.
4. Pastrimi dhe dezinfektimi: Pastrojini xhamat me ujë të bollshëm pa aditivë. Mos përdorni
produkte pastrimi abrazive apo agresive, solucione apo detergjente shtëpiake, pasi këto mund
të ndikojnë në veçoritë fizike të syzeve. Përdorni këllëfin e dhënë prej tekstili ose lecka pa fije.
Shkundni vetëm xhamat, prekini lehtë dhe lërini të thahen nëse është nevoja. Pjesa e brendshme
e xhamave ka një veshje kundër mjegullimit. Kjo është delikate ndaj gërvishtjeve, ndaj trajtojeni