Descargar Imprimir esta página

Alpina GRANBY Manual Del Usuario página 125

Publicidad

me kujdes dhe mos e fshini në asnjë rast. Thjesht shkundni dëborën që depërton. Veshja pas-
qyruese: Disa xhama vijnë me veshje pasqyruese të cilësisë së lartë, që rrit mbrojtjen nga rre-
zatimi infrakuq. Kjo veshje veçanërisht cilësore e xhamave është delikate ndaj gërvishtjeve ndaj
dhe kërkon kujdes të veçantë gjatë pastrimit dhe ruajtjes. Gërvishtjet në veshjen pasqyruese
përjashtohen nga garancia.
5. Aksesorët dhe pjesët e këmbimit: Të gjitha syzet e skive mbajnë një numër brenda zonës së
hundës së skeletit. Ky numër ju jep dhe informacionin e duhur për ndërrimin e xhamave. Lloji i
xhamave dhe ngjyra mund të zgjidhen lirisht, për sa kohë që numri është i njëjtë. Xhamat duhet
të ndërrohen në temperaturë ambienti, pasi skeleti është më i përkulshëm. Për të ndryshuar
xhamat, ndiqni hapat e mëposhtëm. Për të hequr xhamin e futur, tërhiqni pjesën e hundës nga
xhami dhe shkëputeni këtë nga mbajtëset përkatëse. Xhami i ri duhet të futet përpara te pjesa e
hundës. Për këtë, shtyjeni pak pjesën e hundës dhe shtyjeni xhamin në vjaskat e parashikuara
në skeletin e syzeve të skive. Pastaj vijoni përgjatë buzëve të xhamit dhe shtyjeni me kujdes
xhamin në thellimet e skeletit. Sigurohuni që kapëset të mbërthehen siç duhet në mbajtëse.
Pasi të puthitet pjesa e poshtme në skelet, vazhdoni me anën e sipërme. Filloni nga jashtë për
brenda drejt mesit të syzeve. Pasi të mbërthehen të gjitha kapëset shtyjeni dhe xhamin në mes
të syzeve dhe kontrolloni nëse është puthitur mirë në vend. Nëse është e nevojshme, mund ta
rregulloni puthitjen përfundimtare duke e shtypur lehtë. Ju urojmë t'ia kaloni mirë me syzet e reja
të skive dhe gjithnjë xhiro të mbara!
SR
1. Opšte informacije:

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

A7213831