Eliminimi I Pajisjes - Electrolux EOE8P39WV EOE8P39WX Manual De Instrucciones

Ocultar thumbs Ver también para EOE8P39WV EOE8P39WX:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 37
2.5 Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/
emetimesh kimike (avuj) në
regjimin pirolitik.
• Përpara se të kryeni funksionin
Vetëpastrim pirolitik ose përpara
përdorimit të parë ju lutemi hiqni nga
hapësira e furrës:
– çdo ushqim të mbetur, mbetje/rrjedhje
vaji ose yndyre.
– çdo objekt të lëvizshëm (përfshi raftet,
shinat anësore etj., që kanë ardhur
me produktin) veçanërisht çdo
tenxhere, tigan, tavë, takëme etj., që
nuk ngjisin.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për
pastrim pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës
që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja nxehet shumë dhe del ajër i
nxehtë nga fletët e përparme të ajrimit.
• Pastrimi pirolitik është një operacion me
temperaturë të lartë dhe mund të lëshojë
tymra nga mbetjet e gatimit dhe materialet
e ndërtimit, prandaj konsumatorët
këshillohen të veprojnë si më poshtë:
– të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë dhe
pas çdo pastrimi pirolitik.
– të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë
përdorimit të parë dhe pas tij, në një
temperaturë maksimale pune.
• Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj dhe
zvarranikë mund të jenë jashtëzakonisht
të ndjeshëm ndaj avujve të fortë që dalin
gjatë procesit të pastrimit në të gjitha
furrat pirolitike.
– Largoni çdo kafshë shtëpiake
(veçanërisht zogjtë) nga zona pranë
pajisjes gjatë dhe pas pastrimit
pirolitik dhe në fillim përdorni
funksionimin në temperaturë
maksimale në një zonë të ajrosur
mirë.
• Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund të
jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të
lokalizuara të temperaturave në afërsi të
furrave pirolitike kur është në punë
programi pirolitik i vetëpastrimit.
416
SHQIP
• Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere, tiganë,
tabaka, takëme etj., mund të dëmtohen
nga përdorimi i funksionit të pastrimit
pirolitik në temperaturë të lartë në të gjitha
furrat pirolitike dhe mund të jenë
gjithashtu burim për avuj të dëmshëm të
nivelit të ulët.
• Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/mbetjet
e gatimit siç përshkruhet nuk janë të
dëmshme për njerëzit, duke përfshirë
fëmijët ose personat me probleme
mjekësore.
2.6 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t'u përdorur në aplikacione
të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.
2.7 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.

2.8 Eliminimi i pajisjes

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake brenda pajisjes.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido