PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi për ruajtjen e manualit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja këndore e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(e) Përforcuesi
(f) Pika e kalimit të rripit të prehrit
(g) Pika e kalimit të rripit të shpatullave
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen (b) me përforcuesin (e) duke e fiksuar kunjën te aksi i
përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (b) paloset përpara.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me krahë kyçjeje ISOFIX-Connect të tërhequr (i) mund të përdoret
në të gjitha sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre pika, të cilët
janë aprovuar te manuali i automjetit për përdorim "universal".
Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me makinën
përmes krahëve të kyçjes ISOFIX-Connect (i). Prandaj, ISOFIX-Connect mund
të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën e bashkëngjitur të
llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Mund ta merrni versionin
më të fundit nga www.cybex-online.com.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e pasagjerit
përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
SQ
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (j) poshtë përforcuesit (e) dhe tërhiqini dy
krahët e kyçjes ISOFIX (i) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (i) 180° në mënyrë që të jenë përballë
drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (m).
4. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes ISOFIX (i) në pikat e kapjes ISOFIX (m) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
90
(h) Mbrojtësja lineare për goditjet anësore
(L.S.P.)
(i) Krahët e kyçjes ISOFIX
(j) Doreza e rregullimit ISOFIX
(k) Butoni i lëshimit ISOFIX
(l) Treguesi i sigurisë ISOFIX
(m) Pikat e kapjes ISOFIX
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (j) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt
sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (b) së sexholinos të jetë e
mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë, tërhiqeni
lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e sediljeve të
automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e kapjes
ISOFIX (m). Treguesit jeshil të sigurisë (l) duhet të jenë të dukshëm qartë në të
dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX, ajo mund të mbahet poshtë
sexholinos.
Duke përdorur ISOFIX, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit sigurinë për
fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin e sigurimit
trepikësh të automjetit.
Nëse "Mbrojtësja lineare për goditjet anësore" (L.S.P.) bie në kontakt me derën
e makinës ose ngushton hapësirën në sediljen e pasagjerit, është e mundur që
të shkëputet duke e shtyrë lart për ta liruar nga pikat e kapjes. Për ta vendosur
L.S.P. përsëri në sexholino, kapeni te pjesa e shënuar anash sexholinos, lëvizeni
pak mbrapa dhe njëkohësisht shtyjeni derisa të klikojë në vend.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (j) në të dyja anët duke i shtyrë butonat e
lëshimit ISOFIX (k) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (m).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX sipas radhës së kundërt të instalimit.
MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS
Mbështetësja e kokës me pjerrësi (c) ndihmon që koka e fëmijës të mos anohet
tepër përpara gjatë gjumit. Ajo mund të vendoset në një prej 3 pozicioneve.
Shtyjeni mbështetësen e kokës (c) përpara derisa të arrihet pozicioni që doni. Për
ta kthyer në pozicionin fillestar, mbështetësja këndore e kokës (c) duhet të ngrihet
dhe të tërhiqet mbrapa.
Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen
e kokës.