9. Tërhiqni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të
siguruar transmetim optimal të forcave.
10. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (9) bëhet i GJELBËR kur ajo pozicionohet
siç duhet në dyshemenë e mjetit.
11. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen lineare
për goditjet anësore (11) në pjesën anësore të sexholinos që është përballë
derës së mjetit. Për ta bërë këtë, shtypni butonin e lëshimit të L.S.P (12).
Sexholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka hapësirë
të mjaftueshme.
NXJERRJA NGA MJETI
1. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (5) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (4).
2. Nxirrni sexholinon nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
3. Hiqni sexholinon dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (5) plotësisht në
pozicionin e tyre të transportit.
4. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më pas
paloseni për të krijuar hapësirë.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e rregullueshme e kokës (13) mund të rregullohet me anë të dorezës
së rregullimit të mbështetëses së kokës (14) që ndodhet në pjesën e pasme të
mbështetëses së kokës (13). Kur rregulloni mbështetësen e kokës, sigurohuni që
hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës të jetë jo më shumë se 2 cm (rreth
2 gisht gjerësi).
FUNKSIONI I RROTULLIMIT
SQ
Tërhiqeni dorezën e rregullimit të pozicionit (17) në pjesën e përparme të
sexholinos dhe ngrijeni në pozicion vertikal. Tani mund ta ktheni sexholinon.
Ju rekomandojmë që të çaktivizoni L.S.P. përpara se ta ktheni sexholinon.
Përpara se të niseni për udhëtim, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë
në vend.
116
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
Për ta rregulluar sexholinon në pozicion të shtrirë, shtypni dorezën e rregullimit të
pozicionit (17) në pjesën e përparme të sexholinos.
Për fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë që të
përdoret pozicioni i shtrirjes horizontale maksimale.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të fiksohet vend duke lëshuar një tingull
zanor "klik" kur e rregulloni në pozicionin shtrirë apo pozicionin ulur.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (16) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat
e shpatullave (17) për t'i liruar.
3. Zbërtheni tokëzën e rripit (18) duke shtypur fortë butonin e kuq.
4. Tani gjuhëzat e tokëzës (19) mund të fiksohen në pozicionet e treguara në
kapak me anë të magneteve të integruara.
5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
6. Vendosini rripat e shpatullave (17) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
7. Bashkoni të dyja gjuhëzat e tokëzës (19) dhe fiksojini në vend në tokëzën e
rripit (18). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
8. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes "SensorSafe",
shtypni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe
rrëshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (18).
9. Shtrëngoni rripat e prehrit (20) dhe më pas tërhiqni rripin qendror të rregullimit
(21) për të shtrënguar rripat e shpatullave (17) derisa të puthiten në mënyrë
komode pas trupit të fëmijës.
Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos
jetë e mundur palosja e rripave.
10. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni
atë direkt nën jastëkët e shpatullave.