- 4 përcaktime për prerje të shpejta në materiale të
ndryshme, vetëm prerje të drejta
1 = metal
2 = plastikë
3 = dru i fortë
4 = dru i butë
! zgjidhni gjithmonë "0" kur sharroni materiale që
bëjnë shumë ashkla
• Thithja e pluhurave !a
- montoni përshtatësin e fshesës me korrent B
- rrëshqiteni çelësin E në "O" pozicionin
! mos përdorni një fshesë më korrent kur prisni
metale
• Fryrja e pluhurave !b
- hiqeni përshtatësin e fshesës me korrent B
- rrëshqiteni çelësin E në "I" pozicionin
• Drita ndriçuese @
• Funksionimi i veglës
- para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që ana përpara e
pllakës mbështetëse të jetë rrafsh mbi materialin e
punës
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të
keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri #
- sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e pllakës
mbështetëse të qëndrojë fort mbi materialin e punës
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht
para se ta hiqni veglën nga materiali i punës
- mbajini të çarat e ajrimit G 2 të pambuluara
kËSHIllË PËR PËRDORImIN
• Përdorni thikat e duhura për sharrën
! pajisja pranon thikat më të zakonshme të
disponueshme me skaje në formë t dhe U $
• Kur prisni metale, lubrifikojeni thikën e sharrës rregullisht
me vaj
• Shponi paraprakisht një vrimë para se të kryeni të çara %
• Prerje pa ashkla
- mbulojeni vijën e prerjes me disa shtresa ngjitës të
gjerë para prerjes
- vendoseni gjithmonë poshtë anën e mirë të materialit
të punës
mIRËmBAJtJA / SHËRBImI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes G 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skilmasters.com)
mJEDISI
• mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli ^ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEklARAtA E kONFORmItEtIt
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/
EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU, 2009/125/EC (EU normë
1194/2012)
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
27.01.2014
ZHURmA/VIBRImI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 92 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 103 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi ✱ m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5
m/s²)
✱ kur prisni dru 5,0 m/s²
✱ kur prisni metal 4,5 m/s²
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
97