Butoni I Përcaktimit Të Termostatit Të Ndarjes Së Ngrirësit; Prodhimi I Akullit; Sistemi I Dyfishtë I Ftohjes; Ngrirja E Ushqimeve Të Freskëta - Beko DNE 26000 Manual Del Usuario

Ocultar thumbs Ver también para DNE 26000:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 128
Butoni i përcaktimit të
termostatit të ndarjes së
ngrirësit
Butoni i përcaktimit të ndarjes së
ngrirësit mund të vendoset në një
pozicion midis Normal dhe Ngrirjes së
shpejtë.
• Në pozicionin normal, sasia e ajrit që
dërgohet te ndarja e frigoriferit do të
arrijë maksimumin.
• Në pozicionin e ngrirjes së shpejtë,
sasia e ajrit që dërgohet te ndarja e
ngrirësit do të arrijë maksimumin. Sasia
e ajrit që dërgohet te ndarja e frigoriferit
ulet në minimum. Në këtë rast,
temperatura e ndarjes së frigoriferit do
të rritet. Kjo është normale.
• Nëse nuk keni nevojë për më shumë
ftohje në një nga ndarjet, lëreni butonin
e përcaktimit në pozicionin Normal.
• Në rastet kur temperatura e dhomës
është e lartë (25 °C dhe më shumë),
sugjerohet ta vendosni butonin e
përcaktimit të ndarjes së ngrirësit në
një pozicion afër Normales.
• Në temperatura të ulëta të dhomës,
sugjerohet ta vendosni butonin e
përcaktimit të ndarjes së ngrirësit
në një pozicion midis Normales dhe
Ngrirjes së shpejtë.

Prodhimi i akullit

*opsionale
Mbusheni kontejnerin e akullit me ujë
dhe vendoseni në ndarjen e ngrirësit.
Akulli do të jetë gati për afro dy orë.
Mund ta hiqni akullin në kontejnerin e
akullit duke e hequr nga ngrirësi dhe
duke e rrotulluar.
Sistemi i dyfishtë i ftohjes:
Frigoriferi juaj është i pajisur me dy
sisteme të ndara të ftohjes për ftohjen
e ndarjes së ushqimeve të freskëta
dhe për ndarjen e ngrirësit. Kështu
që ajri në ndarjen e ushqimeve të
freskëta dhe në ndarjen e ngrirësit
nuk do të përzihet. Falë këtyre
dy sistemeve të ndara të ftohjes,
shpejtësia e ftohjes është shumë më
e lartë se në frigoriferët e tjerë. Aromat
e ndarjeve nuk do të përzihen. Po
ashtu, sigurohet edhe një kursim më
i madh i energjisë pasi shkrirja kryhet
individualisht.
Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
• Mbështillini ose mbulojini ushqimet
para se t'i vendosni.
• Ushqimet e nxehta duhet të ftohen
në temperaturën e dhomës para se t'i
vendosni në frigorifer.
• Ushqimet që dëshironi të ngrini
duhet të jenë të freskëta dhe me
cilësi.
• Ushqimet duhet të ndahen në
porcione sipas nevojave të konsumit
në familje sipas vakteve ose ditëve.
• Ushqimet duhet të paketohen në
një mënyrë të izoluara nga ajri për të
parandaluar tharjen e tyre nëse do të
ruhen për një kohë të shkurtër.
19
SQ

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Dne 26000 mDne 26000 sDne 26020Dne 26020 sDne26000p

Tabla de contenido