Shqip
476
E rëndësishme
Rrezik
Paralajmërim
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë
pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
-
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me gaz apo mbi të
gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave elektrike ose në një furrë të
nxehtë.
-
Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë.
-
Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në pajisje, për të
shmangur goditjen elektrike.
-
Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të parandaluar
kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes.
-
Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që pajisja është
duke punuar.
-
Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë rrezik për zjarr.
-
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e
dëmtuar.
-
Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që është duke
punuar.
-
Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal që tregohet te
koshi.
-
Gjithmonë sigurohuni që nxehësi është i lirë dhe brenda tij nuk ka ngecur
asnjë ushqim.
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", agjenti
i tij i servisit apo persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të
shmangen rreziqet.
-
Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. Sigurohuni gjithnjë që spina të
futet siç duhet në prizë.
-
Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë të një kohëmatësi
të jashtëm apo një sistemi të veçantë për komandimin nga distanca.
-
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen
për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8
vjeç dhe nën mbikëqyrje.
-
Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët e
moshës nën 8 vjeç.
-
Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të paktën 10 cm
hapësirë të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë e pajisjet dhe sipër saj. Mos
vendosni asgjë mbi pajisje.