Shqip
482
Programet Auto-Cook
Termometri i ushqimit (HD9958, shitet veç)
Koha e gatimit
Temperatura e gatimit
Temperatura bazë
Programet Auto-Cook përbëjnë një nga veçoritë kryesore të Airfryer-it, gjë që ju
mundëson të gatuani një shumëllojshmëri artikujsh ushqimorë.
Duke zgjedhur artikullin e dëshiruar ushqimor dhe duke rregulluar nivelin e
mbushjes ose duke specifikuar sasinë e përbërësve, Airfryer-i do të caktojë
automatikisht temperaturën e duhur dhe kohën e gatimit për vaktin tuaj. Përveç
kësaj, Airfryer-i do t'ju njoftojë nëse nevojitet ndërveprim gjatë gatimit, si p.sh.
tundja e patateve.
Me rëndësi: Airfryer-i vjen së bashku me tetë programe standarde Auto-Cook të
cilat mund të aktivizohen direkt nga pajisja. Megjithatë, për më shumë opsione,
mund të aksesoni dhe të shkarkoni më shumë programe Auto-Cook përmes
aplikacionit NutriU. Thjesht lidheni Airfryer-in në rrjet dhe çiftoni aparatin tuaj
inteligjent me pajisjen për të eksploruar mundësi të reja gatimi.
Termometri i ushqimit i cili shitet veç mund të përdoret për ta gatuar ushqimin
në nivelin e dëshiruar të gatishmërisë.
Vendosni njërin skaj të termometrit të ushqimit te ushqimi dhe skajin tjetër në
folenë e termometrit të ushqimit (shih kapitullin "Termometri i ushqimit").
Në modalitetin e gatimit "Gatim manual", mund të caktoni kohën e gatimit nga
1 minutë deri në 180 minuta.
Në programet Auto-Cook, nuk keni nevojë të vendosni një kohë gatimi, pasi
programi Auto-Cook e gatuan ushqimin sipas madhësisë së porcionit ose nivelit
të dëshiruar të gatishmërisë.
Në modalitetin e gatimit "Termometri i ushqimit", nuk keni nevojë të vendosni
kohë gatimi, pasi gatimi përfundon automatikisht sapo të arrihet temperatura e
caktuar bazë e termometrit të ushqimit.
Në modalitetin e gatimit "Gatim manual", mund ta vendosni temperaturën e
gatimit nga 40°C deri në 200°C.
Në modalitetin e gatimit "Programet Auto-Cook", nuk keni nevojë të vendosni
temperaturë gatimi sepse temperatura e gatimit vendoset automatikisht.
Në modalitetin e gatimit "Termometri i ushqimit", mund ta vendosni
temperaturën bazë të ushqimit midis 30°C dhe 99°C. Temperatura në qendër të
ushqimit do ta arrijë temperaturën e caktuar bazë në fund të procesit të gatimit.