Sirtari i perimeve të freskëta
Sirtari ku ndodhen perimet mund të rregullojë
nivelin e lagështisë duke lëvizur çelësin.
Nëse zhvendoset në anën e majtë, kapaku dhe
kutia janë hapur, dhe nëse zhvendoset në anën e
djathtë, kapaku dhe kutia mbyllen dhe për këtë
arsye, struktura mund të ruajë lagështinë.
Gjendja e mbyllur rekomandohet për ruajtjen e
perimeve, dhe gjendja e hapur rekomandhet për
ruajtjen e frutave.
22
Përdorimi i funksioneve të tjera
Alarmi i derës të hapur
Alarmi bie 3 herë në një interval prej 30 sekondash
nëse dera (frigoriferi, ngrirja) lihet e hapur ose nuk
mbyllet plotësisht për një minutë.
• Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të
LG Electronics nëse alarmi vazhdon edhe pasi e
keni mbyllur derën.
Gjetja e defekteve
Pajisja mund të gjejë automatikisht problemet gjatë
punimit.
• Nëse gjendet një problem, pajisja nuk punon dhe
shfaqet një kod gabimi edhe kur shtypet ndonjë
buton.
• Kur ndodh kjo, mos e fikni energjinë menjëherë
dhe kontaktoni një qendër informacioni për
klientin të LG Electronics. Nëse e fikni energjinë,
tekniku i riparimit nga qendra e informacionit për
klientin e LG Electronics mund të ketë vështirësi
në gjetjen e problemit.
SQ