Nëse LED e kuqe qëndron ndezur kur
kushtet e treguara në kolonën ngjitur
nuk ekzistojnë, atëherë thërrisni
Shërbimin e Autorizuar tonë.
Ngrirja
Ngrirja e ushqimeve
Ndarja e ngrirjes është shënuar me
këtë simbol .
Mund ta përdorni pajisjen për të
ngrirë ushqime të freskëta si edhe për
të ruajtur ushqime tashmë të ngrira.
Ju lutem shikoni rekomandimet e
dhëna në paketimin e ushqimeve.
A
Kujdes
Mos i ngrini pijet me gaz, pasi shishja
mund të çahet kur ngrihet lëngu.
Bëni kujdes me produktet e ngrira si
kubat e akullit me ngjyrë.
Mos e tejkaloni kapacitetin e pajisjes
tuaj në 24 orë. Shikoni etiketën e
vlerave.
Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve,
ngrirja duhet të bëhet sa më shpejt të
jetë e mundur.
Prandaj, kapaciteti i ngrirjes nuk
duhet të tejkalohet, dhe temperatura
brenda ngrirësit nuk duhet të rritet.
A
Kujdes
Mbani ushqimet e ngrira tashmë
gjithmonë veç nga ushqimet e sapo
vendosura.
Kur ngrini ushqime të ngrohta,
kokmpresori i ftohjes do të punojë
derisa ushqimi të ngrihet plotësisht.
Kjo mund të shkaktojë ftohje të tepërt
të ndarjes të frigoriferit.
Nëse e shihni që dera e ngrirësit
është e vështirë të hapet menjëherë
pasi e keni mbyllur, mos u shqetësoni.
Kjo ndodh për shkak të diferencave
të presionit të cilat do të barazohen
dhe lini pak kohë që dera të hapet
normalisht pas pak minutash.
Do të dëgjoni një zhurmë vakumi
menjëherë pasi të keni mbyllur derën.
Kjo është krejt normale.
Bërja e kubave të akullit
Mbusheni tabakanë e kubave të
akullit 3/4 me ujë dhe vendoseni në
ngrirës.
Sapo uji të jetë kthyer në akull, mund
të nxirrni kubat e akullit.
Asnjëherë mos përdorni objekte të
mprehta ose pirunë për të hequr kubat
e akullit. Ekziston rreziku të lëndoheni.
Lërini kubat e akullit të shkrijnë pak,
ose vendoseni fundin e tabakasë në
ujë të ngrohtë për një moment të
shkurtër.
17
SQ