Descargar Imprimir esta página

Lotus Professional enMotion Manual De Instrucciones página 23

Ocultar thumbs Ver también para Professional enMotion:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 6
ALBANIAN
Urime që keni zgjedhur të përmirësoni higjenën dhe
pastërtinë e banjës tuaj. Sistemi i ri dhe emocionues i
dispenserit elektronik të peshqirit pa prekje enMotion
nga Lotus Professional përdor novacionin e të nesërmes
dhe rrit aftësinë për tharjen e duarve për t'iu përgjigjur
nevojës së sotme për zgjidhje më të efektshme të
higjenës. Zgjedhja juaj është një angazhim për të
siguruar një mjedis higjenik në banjë e një imazh të
cilësisë dhe për të përmirësuar shërbimin në banjën
tuaj.
VEGLAT DHE PAJISJET
• Kaçavida
• Turiela me korrent
• Laps ose stilolaps
• Nivelues (rekomandohet)
• 4 vida druri secila #8 të përfshira
HAPI I PARE
Gjeni elementët e renditur më poshtë:
• 1 Dispenser elektronik të peshqirit të vendosur në të
enMotion
• Çelësin e dispenserit
• 4 bateritë "D/LR21"
• Manualin e udhëzimeve
• Vidat
HAPI I DYTE
Montimi i Dispenserit elektronik të peshqirit të
vendosur në të enMotion
1. Gjeni çelësin në anën e djathtë të dispenserit dhe
hapni dispenserin.
2. Hiqni mbështjelljen plastike nga bateritë.
3. Vendosni 4 bateritë "D" në pjesëzën e baterive që
gjendet në pjesën e prapme të dispenserit.
4. Mbyllni dispenserin.
= Bateritë
HAPI I TRETE
Përcaktimi i vendosjes në mur
1. Përcaktoni vendin e qëndrimit për dispenserin.
Kur të vendosni dispenserin, lejoni të paktën
10 cm hapësirë në të gjitha anët.
2. Vini re kapësen metalike statike të tokëzimit
në anën e majtë të pllakës së pasme.
Kjo duhet të jetë në kontakt me murin për të
tokëzuar dispenserin siç duhet.
Mostokëzimi siç duhet i dispenserit do të
shkaktojë dëmtim të njësisë dhe mund të bëjë
që njësia të jetë e papërdorshme.
3. Nëse e instaloni direkt në mur, një vrimë 38,1 cm e
lartë x 26,67 cm e gjerë x 10,16 cm e thellë do
të jetë e nevojshme.
Vini re: Dera jepet e vendosur në anën e majtë
të pajisjes. Nëse nuk ka hapësirë të
mjaftueshme për derën në të majtë, referojuni
udhëzimeve më poshtë për të kaluar derën
nga ana e majtë në anën e djathtë.
Udhëzimet për të kaluar hapjen e derës:
1. Përdorni një kaçavidë me kokë në formë kryqi
(Philips) për të hequr menteshat e argjendta në
anën e majtë të dispenserit dhe ruani vidat. Pasi t'i
keni hequr, menteshat duhet të ndahen nga pllaka
e zezë e pasme.
2. Më pas përdorni një kaçavidë të zakonshme për të
hequr 2 rondelet e shtytjes në formë gjysmë hëne
të menteshave, në mënyrë që dera të mund të hiqet
nga menteshat. Ruani rondelet.
3. Tani përdorni një kaçavidë me kokë në formë kryqi
(Philips) për të hequr mekanizmine kyçit dhe
lëvizeni atë në anën e kundërt të dispenserit. Hiqni
mbulesën e argjendtë nga ana jo e kyçit dhe
vendoseni atë në vend në anën e kundërt.
4. Në fund, ribashkoni menteshat, duke shtuar
rondelet e shtytjes nga hapi i mëparshëm, për të
siguruar se dera nuk mund të hiqet prej
menteshave të saj.
HAPI I KATERT
VENDOSJA E RROTULLES SE PARE
(shihni hapin 1 - 4)
1. Vendosni rrotullën siç tregohet në figurën 1.
2. Ngrini shufrën e transferimit dhe vendosni letrën
pas saj. Palosni 2,5 cm letër në fund të rrotullës
(dhëmbi i shufrës së transferimit duhet të qëndrojë
tek rrudha).
3. Kur shufra e transferimit të jetë në vendin e saj,
shtypni butonin blu të vetë-tërheqjes në pjesën e
poshtme djathtas të dispenserit (letra do të tërhiqet
automatikisht).
4. Pasi letra të jetë tërhequr nga pas, griseni fletën
dhe mbyllni kapakun.
VENDOSJA E RROTULLAVE TE
ZEVENDESIMIT (shihni hapin 5 - 8)
5. Kur ndizet treguesi i mbarimit të letrës, shtoni një
rrotull të re letre.
6. Lëvizeni rrotullën e pjesshme (me diametër rreth
7.5 cm) në fund të mbajtësave të rrotullës (ktheni
duke tërhequr çdo letër të mbetur në rrotull).
7. Ndiqni hapat 1 deri në 2 për të vendosur një rrotull
të re në kllapën e sipërme.
8. Mbyllni mbulesën.
Vini re: Kur përdoret opsioni i transferimit,
dispenseri do të tërheqë letrën dyshe pranë
fundit të rrotullës së pjesshme.
HAPI I PESTE
Vënia në punë e dispenserit (shihni udhëzimet në pjes-
en e brendshme të kopertinës së përparme)
1. Nxjerrja e peshqirëve enMotion
A. Në Modalitetin Sipas Kërkesës (On-Demand)
(ODM), tundni dorën rreth 5 cm para pjesës së
përparme të dispenserit. Një peshqir enMotion do
të shfaqet.
B. Në Modalitetin e Varur (Hang) (HM) një peshqir
enMotion do të shfaqet automatikisht, disa
sekonda pasi mbulesa të jetë mbullur ose një
peshqir të jetë shkëputur.
C. Pasi shfaqet peshqiri, një vonesë e vogël do të
ndodhë për të shmangur shpërdorimin e letrës. Pas
vonesës, do të shfaqet peshqiri tjetër.
Vini re: Për të rregulluar vonesën, shihni Hapin 6,
"Rregullimi i aranzhimeve."
2. Zëvendësimi i baterive
A. Drita "nivel i ulët i baterisë" gjendet në anën e
djathtë të lentes dhe tregon se fuqia e baterisë
është e ulët.
Vini re: Pas shfaqjes së kësaj drite, dispenseri do të
vazhdojë të funksionojë për një periudhë të kufizuar
kohe.
B. Zëvendësoni bateritë me 4 bateri "D." Vendosni
bateritë siç tregohet në diagramën e vendosur
brenda pjesëzës së baterive.
3. Vendosja e rrotullave të zëvendësimit: shihni hapin.
4. Nëse lëvizni dorën 2-3 herë brenda sferës së
sensorit dhe nuk merrni një peshqir, hapni kapakun
dhe kontrolloni nëse letra është vendosur siç duhet.
Pastaj kontrolloni brenda mbajtëses së letrës për të
parë nëse ka ndonjë bllokim. Nëse është e
nevojshme, pastrojeni bllokimin dhe vendoseni
letrën siç duhet. Pasi të keni përfunduar, mbylleni
kapakun dhe dispenseri duhet të funksionojë
normalisht.
HAPI I GJASHTE
Rregullimi i aranzhimeve
1. Sistemi i "Gjatësisë së Rregullueshme të Letrës"
(ASL) i dispenserit enMotion lejon për rregullime të
gjatësisë së peshqirit. Systemi ASL është i vendosur
brenda dollapit në të djathtë të sensorit. Madhësitë
janë:
• Vendosja majtas - "S" Peshqir i shkurtër
(numri maksimal i tharjeve të duarve);
• Vendosja në mes - "M" Peshqir mesatar
(kapaciteti optimal i tharjeve të duarve);
• Vendosja djathtas - "L" Peshqir i gjatë
(peshqiri më i gjatë i mundshëm).
Vini re: Sistemi ASL është i para-programuar në zgjedhj-
en "L". Për të ndryshuar aranzhimin, gjeni sistemin ASL
brenda dollapit në të djathtë të sensorit.
2. Sistemi i "Koha e Rregullueshme e Vonesës" (ATD) i
dispenserit enMotion lejon që peshqirët të shfaqen
në intervale me kohë të ndryshme pasi është tërhe
qur një peshqir nga dispenseri. Rregullimet janë:
• Vendosja majtas - Vonesë e shkurtër
• Vendosja në mes - Vonesë mesatare
• Vendosja djathtas - Vonesë e gjatë
Vini re: Sistemi ATD është i paracaktuar për
vonesën e shkurtër. Për të ndryshuar aranzhimin, gjeni
sistemin ATD brenda dollapit në të djathtë të sensorit.
3. Sistemi "Sfera e Rregullueshme e Modalitetit të
Shfaqjes" (ADMR) i dispenserit enMotion lejon për
rregullimin në mënyrën sesi peshqiri i shfaqet
përdoruesit përfundimtar.
Rregullimet janë:
• "ODM" - Modaliteti Sipas Kërkesës (On-Demand
Mode) (peshqiri do të dalë nga dollapi pasi
përdoruesi të ketë aktivizuar sensorin)
• "HM" - Modaliteti i Varur (Hang Mode) (peshqiri
gjithnjë do të jetë i shfaqur. Pas tërheqjes së një
peshqiri, do të shfaqet një peshqir tjetër.)
Vini re: Sistemi ADMR është i paracaktuar në opsionin
Modaliteti Sipas Kërkesës (On-Demand Mode). Për të
ndryshuar aranzhimin, gjeni sistemin ADMR brenda dol-
lapit në të djathtë të sensorit.

Publicidad

loading