Montimi i tubit bashkues
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë që tubi i
aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit. Instalimi
i gabuar mund të bëjë që aksesori të bjerë nga njësia
elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
1.
Rrotullojeni levën e njësisë elektrike drejt anës së
aksesorit.
► Fig.9: 1. Leva
2.
Hiqni kapakun e aksesorit. Bashkërenditni kunjin
me shenjën e shigjetës dhe futeni tubin e aksesorit
derisa butoni i lëshimit të kërcejë lart.
► Fig.10: 1. Butoni i lëshimit 2. Shenja e shigjetës
3. Kunji
3.
Lëvizeni levën drejt anës së njësisë elektrike.
► Fig.11: 1. Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me tubin.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt anës së
aksesorit dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë
butonin e lëshimit.
► Fig.12: 1. Butoni i lëshimit 2. Leva 3. Tubi
PËRDORIMI
Vajosja
VINI RE:
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë
të parë, ose kur mbushni depozitën pasi është
boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin
e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e vajit
mund të jetë e pasaktë.
VINI RE:
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
zinxhirit të sharrës për sharrat me zinxhir Makita
ose vajra ekuivalente që disponohen në treg.
VINI RE:
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
grimca apo vaj që avullon.
VINI RE:
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
Vaji mineral i dëmton pemët.
VINI RE:
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim. Kontrolloni periodikisht sasinë e vajit
të mbetur në depozitën e vajit.
► Fig.13: 1. Depozita e vajit
Për të rimbushur depozitën, vendoseni veglën në
një sipërfaqe të sheshtë, më pas shtypni butonin mbi
kapakun e depozitës së vajit në mënyrë që butoni në
anën tjetër të qëndrojë lart, dhe më pas hiqni kapakun e
depozitës së vajit duke e rrotulluar.
Sasia e duhur e vajit është 160 ml. Pas rimbushjes së
depozitës, sigurohuni që kapaku i depozitës së vajit të
jetë shtrënguar mirë.
► Fig.14: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Shtrëngimi
3. Lirimi
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të hiqet kapaku
i depozitës së vajit, futni çelësin me tub në të çarën
e kapakut të depozitës së vajit dhe më pas hiqeni
kapakun e depozitës së vajit duke e rrotulluar në
drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.15: 1. E çara 2. Çelësi me tub
Pas rimbushjes, mbajeni veglën larg nga pema. Filloni
dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të sharrës të jetë i
përshtatshëm.
► Fig.16
Puna me veglën
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
zinxhirit të sharrës ndërkohë që motori është
duke punuar.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort me të dyja duart
ndërsa motori është duke punuar.
KUJDES:
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
KUJDES:
Kur prisni degët, tregoni kujdes të
mos humbni ekuilibrin për shkak të peshës së
kokës së veglës.
KUJDES:
Gjithmonë mbani një rrugë largimi
në rast se dega bie drejt operatorit.
KUJDES:
Asnjëherë mos e përdorni majën e
shufrës udhëzuese për prerje. Ndryshe, mund të
rrezikojë të kërcejë lart dhe mund të rezultojë në
lëndime personale.
VINI RE:
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
në tokë veglën.
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
VINI RE:
Mos ushtroni forcë mbi veglën. Ndryshe,
kjo mund ta dëmtojë veglën.
Qëndroni në një sipërfaqe të qëndrueshme, dhe
mbajeni veglën larg nga degët në mënyrë që këndi
i veglës të bëhet 60° ose më pak kundrejt tokës
horizontale.
► Fig.17: 1. 60° ose më pak
Ndizeni veglën dhe më pas shtypeni lehtë zinxhirin e
sharrës në degë.
Gjatë prerjes së degëve të gjata, për të kontrolluar
pozicionin e rënies së degëve të prera, ndajeni degën
në pjesë dhe priteni degën nga maja. Tregojuni kujdes
ndaj degëve që bien duke qenë se ato mund të kërcejnë
në drejtimin e operatorit pasi godasin tokën.
► Fig.18
Kur prisni degë të trasha, në fillim bëni një prerje të
lehtë nga poshtë dhe pastaj bëni prerjen përfundimtare
nga sipër.
► Fig.19
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga pjesa e
poshtme, dega mund të afrohet dhe të shtyjë zinxhirin
e sharrës që është duke prerë. Nëse përpiqeni të prisni
degë të trasha nga sipër pa prerjen e lehtë nga poshtë,
dega mund të çahet në ashkla.
► Fig.20
232 ALBANIAN