•
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
PJESËT E PRODUKTIT
Ndarja e baterisë (1)
Bazamenti (2)
Këmbëza mbështetëse (3)
Shtroja për foshnjat* (4)
Treguesi i përmasave (5)
Butonat e lëshimit-ISOFIX (6)
Krahët fiksues-ISOFIX (7)
Pikat e mbërthimit-ISOFIX (8)
Treguesi-ISOFIX (9)
Butoni i rregullimit të këmbëzës
mbështetëse (10)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11)
Treguesi i fiksimit të sexholinos (12)
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore
(L.S.P.) (13)
L.S.P. Butoni i lëshimit (14)
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me
standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren
e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 në Base Z2 dhe nr. R129/02 në Base
Z, për përdorim në sediljet e mjeteve që përmbushin standardin "i-Size", siç
sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në manualët e përdorimit të mjetit. Nëse
mjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "i-Size", kontrolloni listën e llojeve të bashkëngjitur
të mjetit. Versionin më të përditësuar të listës së llojeve mund ta merrni në
www.cybex-online.com.
*Mjete ekstra
Doreza e lëshimit të ndenjëses (15)
Pozicioni i ndalimit të këmbëzës
mbështetëse (16)
Mbështetësja e kokës (17)
Doreza e rregullimit të mbështetëses së
kokës (18)
Doreza e rregullimit të pozicionit (19)
Doreza e rrotullimit të ndenjëses (20)
Kontrolli i drejtimit të udhëtimit
(D.D.C) (21)
Treguesi i drejtimit të lëvizjes (22)
Butoni i rregullimit të rripit (23)
Rripi i shpatullave (24)
Tokëza e rripit (25)
Gjuhëza e tokëzës (26)
Rripat e prehrit (27)
Rripi qendror i rregullimit (28)
Ndarja për udhëzuesin e përdorimit (29)
PËRDORIMET E NDRYSHME TË SEXHOLINOS
45 – 105 cm,
maks. 18 kg
BASE Z2
BASE Z2
BASE Z2
BASE Z2
BASE Z2
BASE Z2
BASE Z
45 – 60 cm
> 60 cm
Nëse e keni blerë sexholinon me shtrojë për foshnja* (4), ajo do të jetë e vendosur
tashmë në sexholino kur e nxirrni nga kutia. Ai duhet të hiqet nëse fëmija është më
i gjatë se 60 cm.
Treguesi i përmasave (5) tregon përmasat që duhet të arrijë fëmija juaj përpara se
të lejohet konvertimi i sexholinos për përdorim në drejtim të lëvizjes.
PËRGATITJA PËR INSTALIMIN E BASE Z2
Përpara përdorimit për herë të parë të bazamentit, duhet të hiqet rripi plastik i
folesë së baterisë (1) në këmbëzën mbështetëse. Bazamenti (2) do të lëshojë një
sinjal zanor paralajmërues derisa ajo të jetë instaluar siç duhet. Nëse këmbëza
mbështetëse (3) është e palosur dhe nuk lëshohet asnjë tingull, duhet të
kontrollohet bateria. Për të kontrolluar baterinë, hapni me një kaçavidë ndarjen
e baterisë (1) në pjesën e pasme të këmbëzës mbështetëse. Bateria mund të
zëvendësohet vetëm me një bateri me madhësi CR2032.
INSTALIMI NË AUTOMJET
Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e
mjetit sa më pas që të jetë e mundur.
Sexholinoja është bërë vetëm për sediljet e drejtuara përpara, të cilat janë të
pajisura me ISOFIX.
76 – 105 cm,
> 15 M
maks. 18 kg
BASE Z2
BASE Z2
BASE Z2
BASE Z
BASE Z
BASE Z2
BASE Z
SQ
117