Descargar Imprimir esta página

Cybex Silver PALLAS B-FIX Manual De Instrucciones página 99

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 34
PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi i manualit të përdorimit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja e lëvizshme
e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë për
mbështetësen e kokës
(e) Përforcuesi
(f)
Mbrojtësi nga goditjet
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen e shpinës (b) me përforcuesin (e) duke e kapur boshtin
e kalimit te aksi i përforcuesit. Më pas, mbështetësja e shpinës (b) paloset
përpara. Vendoseni mbrojtësen nga goditjet (f) në përforcues (e).
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me sistem lidhjeje me shul mund të përdoret në të gjitha sediljet e
automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre pika, të cilët janë miratuar për
përdorim "universal" në manualin e automjetit.
Një certifikim "gjysm-universal" u jepet sistemeve tësigurimit që janë të lidhura
me makinën përmes sistemit të lidhjes me shul. Për këtë arsye, sistemi i lidhjes
me shul mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Ju lutemi
shikoni listën e bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet
e miratuara. Versionin më të fundit mund ta gjeni në www.cybex-online.
com. Kur fëmija ka shtat më tepër se 135 cm, pajtueshmëria mes Pallas B-Fix
dhe automjetit mund të jetë më e vogël. Ju lutemi shikoni listën e llojeve të
automjeteve për të parë nëse sexholinoja mund të përdoret pa kufizime në të
gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e
pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Zgjatini rripat e sistemit të lidhjes me shul duke përdorur rregullatorin e
shulit (I).
(g) Kalimi i rripit Grupi 1
(h) Kalimi i rripit të prehërit Grupi 2/3
(i)
Kalimi i rripit të supeve
(j)
Mbrojtja nga goditjet anësore
(k) Shuli-Lidhja-Çengelët
(l)
Shuli-Rregullatori
(m) Pikat e kapjes ISOFIX
3. Lidhini çengelët e lidhjes me shul (k) te pikat e kapjes ISOFIX (m).
4. Shtrëngojeni sistemin e lidhjes me shul duke e tërhequr rripin në rregullator
derisa pozicioni i sexholinos të jetë rregulluar si duhet.
5. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses së shpinës të sexholinos
(b) të vendoset mbi mbështetësen e shpinës të sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së automjetit ju pengon, tërhiqeni për lart deri
��
në fund ose hiqeni komplet (përveç sediljeve të kthyera mbrapa).
6. Sigurohuni që sexholinoja është e fiksuar duke tërhequr pikat e kapjes
ISOFIX (m).
7. Në rast se sexholinoja përdoret me sistem lidhjeje me shul, ajo mund të lihet
mënjanë poshtë sediljes.
Duke përdorur sistemin e lidhjes me shul, mund ta fiksoni CYBEX Pallas
��
B-fix në automjet, duke e rritur kështu më tej sigurinë për fëmijën. Fëmija
duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin me tre pika në automjet dhe
mbrojtësen nga goditjet për grupin 1.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Lironi rripat e shtrënguar duke përdorur rregullatorin e shulit (l).
2. Shkëputini çengelët e lidhjes së shulit (k) në të dyja anët.
3. Hiqeni sexholinon.
4. Mund ta mbani sistemin e lidhjes me shul në përforcuesin e sexholinos.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (c) mund të rregullohet duke përdorur rregullatorin e
lartësisë së mbështetëses së kokës (d) mbrapa mbështetëses së kokës (c).
Çojeni mbështetësen e kokës aq sa të mbeten deri në 2 cm (rreth gjerësia e
2 gishtave) midis supave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës (c).
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
��
sexholinoja është e montuar në makinë.
SQ
97

Publicidad

loading