Descargar Imprimir esta página

Skil 0650 Manual Original página 182

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 57
drejtim të akrepave të orës
lëshoni
fletën e zinxhirit

tendosja e saktë e zinxhirit arrihet kur zinxhiri mund të

ngrihet afro 4 mm nga fleta e zinxhirit në qendër
! kontrolloni gjithmonë tendosjen e zinxhirit para
përdorimit, pas prerjeve të para dhe rregullisht
gjatë përdorimit (afro çdo 10 minuta)
- pas përdorimi filleatar, zinxhirët e rinj mund të zgjaten
shumë
- jetëgjatësia e zinxhirit të krasitëses varet nga lubrifikimi
i mjaftueshëm dhe tendosja e duhur
- shmangni tendosjen e zinxhirit nëse është i nxehtë,
pasi kjo do të shkaktojë tendosjen e madhe të tij kur
të ftohet
Lubrifikimi p
Jetëgjatësia e zinxhirit dhe kapaciteti i prerjes varen nga
lubrifikimi optimal; prandaj zinxhiri vajoset automatikisht
gjatë përdorimit me anë të daljes së vajit AC 2
! krasitësja nuk ofrohet e mbushur me vaj; është
e rëndësishme që ta mbushni me vaj para
përdorimit
! mos e përdorni kurrë motosharrën pa vaj zinxhiri
ose me nivelin e depozitës së vajit bosh, pasi kjo
do të shkaktojë dëmtime të shumta të produktit
- vendoseni motosharrën në një sipërfaqe të
përshtatshme me kapakun e depozitës së vajit AA me
drejtim lart
- zhvidhosni kapakun dhe shtoni vaj për krasitësen (jo i
përfshirë) derisa depozita të mbushet
- shmangi hyrjen e papastërtive dhe copave në
depozitën e vajit
- montoni kapakun e depozitës së vajit dhe shtrëngojeni
! kontrolloni nivelin e vajit para se të filloni dhe
rregullisht gjatë përdorimit; mbusheni përsëri me
vaj kur niveli i vajit të jetë poshtë treguesit Z
- mbushja e depozitës së vajit do të zgjasë afro 15
minuta, në varësi të intensitetit dhe ndalimeve në
sharrim
- mos pëprdorni kurrë vaj të ricikluar/të vjetër
! përdorni vetëm vaj zinxhiri të biodegradueshëm
Ndezje/Fikje a
ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë W
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit X
fikeni veglën duke lëshuar çelësin X
Funksionimi i veglës
- Mbajeni gjithnjë krasitësen me të dyja duart: me një
dorë mbi dorezën e pasme Y dhe dorën tjetër mbi
dorezën përpara U;
! krasitësja duhet të punojë me shpejtësi të plotë
para se të bjerë në kontakt me drurin
- mos e sforconi zinxhirin gjatë prerjes; lëreni zinxhirin të
bëjë punën e tij
- përdoreni krasitësen vetëm kur t'i keni vendosur mirë
këmbët
- sharrimi është më optimal kur shpejtësia e zinxhirit
mbetet e qëndrueshme gjatë prerjes
! Sigurohuni që manikotat me fileta të boshteve
të jenë të shtrënguara plotësisht para se ta vini
mjetin në punë. Kontrollojeni rregullisht nëse
është shtrënguar siç duhet për të shmangur
plagosjet.
! Sigurohuni që koka e lëvizshme të kyçet siç duhet
para se ta vini në punë mjetin.
! mbani parasysh se objekti që do të pritet nuk
duhet ta kalojë gjatësinë e përdorshme të
krasitëses. Maja e shufrës duhet të zgjatet gjithnjë
të paktën 2" (50mm) jashtë rrethit të jashtëm të
drurit
! mbani parasysh se zinxhiri nuk duhet të prekë në
tokë apo në ndonjë objekt tjetër
! hiqeni gjithmonë sharrën nga një prerje në dru kur
sharra është në punë
Prerja bazë sa
- Bëni fillimisht një prerje të cekët (1/4 e diametrit të
degës) në pjesën e poshtme të degës, pranë degës
kryesore ose trungut sb
- Bëni një prerje të dytë nga pjesa e sipërme e degës, në
pjesën e jashtme të prerjes së parë. Vazhdoni prerjen
e dytë përmes gjymtyrës prmes degës derisa dega të
shkëputet nga pema. Përgatituni të balanconi peshën e
mjetit kur dega të bjerë sb
- Bëni prerjen përfundimtare pranë trungut sb
- Lëshoni çelësin menjëherë sapo prerja të ketë
përfunduar
- Për prerjen e dytë dhe prerjet përfundimtare (nga sipër
degës), mbajeni dhëmbët K sipër degës që do të pritet.
Kjo do të ndihmojë për ta mbajtur degën të palëvizur
dhe do ta bëjë prerjen më të lehtë sc
Prerja e degëve dhe krasitja d
- Kjo krasitëse është bërë për të krasitur dhe për të prerë
degë të vogla me diametër deri në 175mm
! Pritini degët në pjesë për t'u siguruar që të
mos goditeni nga degët që bien apo që degët e
rrëzuara të kërcejnë nga toka.
! Mos qëndroni direkt poshtë degës që po pritet.
- Poziciononi krasitësen në kënd 60° ose më pak, në
varësi të situatës specifike
- Hiqini degët e gjata në disa faza
- Pritni më parë degët e poshtme për t'u lënë më shumë
hapësirë degëve të sipërme që të bien
- Punoni ngadalë, duke i mbajtur të dyja duart në
krasitëse dhe duke e kapur fort. Mbajini mirë këmbët
dhe ruani ekuilibrin
- Mbajeni pemën midis jush dhe zinxhirit ndërsa prisni
degët. Priteni nga ana e pemës që është në të kundërt
me degën që po prisni
! Mos prisni hipur në shkallë. Lërini këto punë për
profesionistët.
! Mos bëni prerje të rrafshët pas degës kryesore
ose trungut derisa të keni prerë pjesën më të
madhe të degës, për të pakësuar peshën.
! Mos e përdorni krasitësen për të prerë pemët
! mos e përdorni më afër se 15m linjave elektrike
! Mbajini kalimtarët të paktën 15m larg
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht hapësirat e ajrimit 2)
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
- pastroni kasën plastike të krasitëses me anë të një
furçe të butë dhe një cope të pastër (mos përdorni ujë,
tretës ose shkëlqyes)
- hiqini dhe pastrojini me furçë pllakën e kapakut,
zinxhirin dhe fletën e zinxhirit pas 1 deri në 3 orë
182

Publicidad

loading