4
Përgatitja
4.1 Gjëra që duhen bërë për
të kursyer energji
A
Lidhja e frigoriferit me sistemet e kursimit
të energjisë është e rrezikshme pasi ato
mund ta dëmtojnë produktin.
Për pajisjet autonome: kjo pajisje ftohëse
nuk është projektuar që të përdoret si pajisje
inkaso.
Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një
kohë të gjatë.
Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në
frigorifer.
Mos e mbingarkoni frigoriferin. Kapaciteti
ftohës ulet kur pengohet qarkullimi i ajrit
brenda frigoriferit.
Mos e vendosni frigoriferin në vende ku do të
jetë i ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë
të diellit. Instalojeni produktin të paktën 30
cm larg burimeve të nxehtësisë si: pllakat e
sobave, furrat, kaloriferët dhe sobat dhe të
paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
Kujdesuni që ushqimin ta ruani në frigorifer në
enë të mbyllura.
Për të arritur të ruani maksimumin e
ushqimeve në ndarjen e ngrirësit në frigoriferin
tuaj, sirtari i sipërm duhet të hiqet dhe të
vendoset mbi raftin e xhamit. Konsumi i
energjisë i deklaruar për frigoriferin tuaj është
përcaktuar pas heqjes së "Icematic"-ut dhe
sirtarëve të sipërm për të mundësuar ngarkesë
maksimale. Gjatë ngarkimit, rekomandohet
fuqishëm përdorimi i sirtarëve të poshtëm në
ngrirës dhe i ndarjes me shumë zona.
Duke qenë se ajri i nxehtë dhe i lagësht nuk
depërton drejtpërdrejt në produktin tuaj kur
dyert nuk hapen, produkti vetoptimizohet për
të arritur kushte të tilla që janë të mjaftueshme
për të mbrojtur ushqimin. Në këtë funksion të
kursimit të energjisë, funksionet dhe përbërësit,
të tillë si: kompresori, ventilatori, ngrohësi,
shkrirësi, ndriçimi, ekrani, etj., funksionojnë
sipas nevojave, me qëllim që të konsumojnë
nivelin minimal të energjisë duke ruajtur në të
njëjtën kohë freskinë e ushqimeve tuaja.
Qarkullimi i ajrit nuk duhet të bllokohet nga
ushqimet e vendosura përpara ventilatorëve
të ngrirësit dhe të ndarjes me shumë zona.
Ushqimet duhet të ngarkohen duke lënë
minimumi 5 cm hapësirë përpara rrjetës
mbrojtëse të ventilatorit.
Shkrirja e ushqimeve të ngrira në dhomën
e frigoriferit edhe kursen energji, edhe ruan
cilësinë e ushqimeve.
C
Temperatura e dhomës ku ndodhet
frigoriferi duhet të jetë të paktën
/50°F
rekomandohet ta përdorni frigoriferin në
ambiente më të ftohta.
C
Pjesa e brendshme e frigoriferit duhet të
pastrohet mirë.
C
Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri-
tjetrit, duhet të ketë të paktën 4 cm
distancë mes tyre.
4.2 Rekomandime për ndarjen
e ushqimeve të freskëta
Sigurohuni që ushqimet të mos e prekin
sensorin e temperaturës në ndarjen e
ushqimeve të freskëta. Për të bërë të mundur
që ndarja e ushqimeve të freskëta të ruajë
temperaturën e saj ideale, sensori nuk duhet të
bllokohet nga ushqimet.
Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në
frigorifer.
14 /34 SQ
. Për sa i takon efikasitetit, nuk
Manuali i frigoriferit / i përdorimit
10ºC