484
Shqip
BrushPacer
Modalitetet
Përfitimi
Niveli i
rekomanduar i
intensitetit
Koha totale e
larjes
Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të
gjithë gojën, ndajeni këtë të fundit në 6 seksione duke
përdorur funksionin "BrushPacer". "BrushPacer" ndan
kohën e larjes në 6 segmente të barabarta dhe tregon se
kur duhet të kaloni në zonën tjetër. Segmentet tregohen
me një pauzë të shkurtër në dridhje. Furça e dhëmbëve
ndalon automatikisht në fund të seancës së larjes.
Shënim: Mund të shtohet kohë shtesë kur përdorni
modalitetet "White+" ose "Gum Health".
Furça juaj elektrike e dhëmbëve është e pajisur me deri
në 4 modalitete të ndryshme: "Clean", "Deep Clean+",
"Gum Health" dhe "White+" (vetëm modele të caktuara).
Në bazë të kokës së furçës inteligjente që përdor,
modaliteti dhe intensiteti optimal do të zgjidhen
automatikisht nga teknologjia "BrushSync".
Për ta ndryshuar modalitetin manualisht, shtypni butonin
e modalitetit/intensitetit teksa furça është e fikur. Të
gjitha kokat e furçës punojnë me secilin modalitet.
"Clean" dhe
"Deep Clean+"
Heqja e cipës
E lartë
Clean: 2 minuta
Deep Clean+: 3
minuta*
Gum Health
Heqja e cipës dhe
masazhimi i
mishrave
E lartë
3 minuta e 20
sekonda
White+
Heqja e cipës dhe
njollave në
sipërfaqe
E lartë
2 minuta e 40
sekonda