Descargar Imprimir esta página

Saeco GranAroma SM6585 Manual Del Usuario página 355

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 117
Filtri i ujit "AquaClean"
Makina juaj është e pajisur me "AquaClean". Ju mund ta vendosni filtrin e ujit "AquaClean" në
depozitën e ujit për të ruajtur shijen e kafesë. Ai gjithashtu ul nevojën për pastrimin e çmërsit duke
pakësuar gëlqeren e krijuar në makinën tuaj. Ju mund të blini një filtër uji "AquaClean" nga shitësi juaj
lokal apo në internet ose në qendrat e autorizuara të shërbimit.
Treguesi i statusit të filtrit "AquaClean"
Kur "AquaClean" është aktiv, statusi i filtrit "AquaClean" është gjithmonë i dukshëm në ekran si
përqindje.
- Nëse statusi i filtrit "AquaClean" është 10% ose më pak, në ekran shfaqet një mesazh për 2 sekonda
sa herë që ndizni makinën. Ky mesazh ju këshillon të blini një filtër të ri.
- Nëse statusi i filtrit është 0%, makina ju kërkon të ndërroni filtrin "AquaClean" sa herë që ndizni
makinën.
Aktivizimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet
të aktivizoni çdo filtër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Clean (Pastro)".
Kur makina nuk e shfaq më mesazhin e aktivizimit të filtrit, mund ta aktivizoni ende një filtër uji
"AquaClean", por fillimisht duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Makina duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të nisni ta përdorni filtrin e ujit "AquaClean".
Përpara se të aktivizoni filtrin e ujit "AquaClean", ai duhet të parapërgatitet duke e njomur me ujë, siç
përshkruhet më poshtë. Nëse nuk e bëni këtë, në makinë mund të futet ajër në vend të ujit, çka bën
shumë zhurmë dhe nuk e lejon makinën që të përgatisë kafe.
1 Prekni ikonën "Clean (Pastro)"
"AquaClean".
2 Prekni ikonën "OK" për ta konfirmuar.
3 Prekni sërish ikonën "OK" kur të shfaqet ekrani i aktivizimit. Ndiqni udhëzimet në ekran.
4 Shkundeni filtrin për rreth 5 sekonda (Fig. 23).
5 Zhyteni filtrin përmbys në një kanë me ujë të ftohtë dhe shkundeni/shtypeni atë (Fig. 24).
6 Futeni filtrin vertikalisht në bashkuesin e filtrit në depozitën e ujit. Shtypeni derisa të arrijë në pikën
(Fig. 25) më të ulët të mundshme.
7 Mbushni depozitën me ujë të pastër dhe vendoseni atë sërish në makinë.
8 Vendosni një tas nën grykën.
9 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
10 Nga gryka do të dalë ujë i nxehtë për 1 minutë.
11 Filtri tashmë është aktivizuar me sukses.
Ndërrimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Treguesi i statusit të
"AquaClean" bie në 0% për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Për sa kohë që në ekran shfaqet treguesi i
statusit "AquaClean", mund ta ndërroni filtrin pa qenë nevoja që fillimisht ta pastroni makinën nga
çmërsi. Nëse nuk e ndërroni në kohë filtrin e ujit "AquaClean", treguesi i "AquaClean" fiket pas njëfarë
kohe. Në këtë rast keni ende mundësi ta ndërroni filtrin, por fillimisht duhet të pastroni makinën nga
çmërsi.
dhe përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur
për të nisur procesin e aktivizimit.
Shqip
355

Publicidad

loading