h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pasta dhe pa vaj
ose graso. Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rrëshqasin nuk lejojnë ope-
rim dhe kontroll të sigurt të veglës elektrike në situata të paparashikueshme.
5) Përdorimi dhe trajtimi i veglës me bateri
a) Karikoni bateritë vetëm në karikues, të cilët këshillohen nga prodhuesi.
Për një karkikues i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish,
ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
b) Përdorni vetëm bateritë e parashikuara për këtë gjë në veglat elek-
trike. Përdorimi i baterive të tjera mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat,
çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike
pasi ato mund të shkaktojë një lidhje të kontakteve.
Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie
ose zjarr.
d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria.
Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni
me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe
ndihmën e mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
e) Mos përdorni bateri të dëmtuar ose të ndryshuar. Bateritë e dëmtuara
ose të ndryshuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar dhe të çojnë në
zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta.
Zjarri dhe temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë
ose veglën me bateri kurrë jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë
në manualin e përdorimit.
Karikimi i gabuar ose karikimi jashtë diapazonit të l
6) Servisi
a) Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm me personel të kualifikuar dhe
specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Në këtë mënyrë garantohet që siguria e veglës elektrike vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara.
Mirëmbajtja e baterive duhet të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara
të shërbimit të klientit.
Udhëzime sigurie për prerëse ligustrash
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika prerëse. Mos u përpiqni
ta largoni materialin e prerë kur thika është ende në lëvizje ose ta
fiksoni materialin që do të pritet.
Thikat lëvizin më tej pas fikjes së çelësit. Një moment pakujdesie gjatë përdori-
mit të prerëses së ligustrave mund të shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni prerësen e ligustrave në dorezë kur thika është ndalur dhe pa
i patur gishtat afër çelësit të rrymës.
Mbajtja e duhur e prerëses së ligustrave ul rrezikun e operimit të paqëllimshëm
dhe të një plagosje të shkaktuar nga thika.
c) Kur transportohet ose ruhet prerësja e ligustrave, vendosini gjithmonë
mbulesën mbi thikë. Trajtimi i duhur i prerëses së ligustrave ul rrezikun e pla-
gosjes nga thika.
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe të jetë aktivi-
zuar bllokimi i ndezjes, kur largoni materialin që pritet të bllokuar ose
bëni punime mirëmbajtjeje.
Ndezja e paqëllimtë e prerëses së ligustrave gjatë largimit të materialit që pritet
të bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda.
e) Mbajeni prerësen e ligustrave vetëm në sipërfaqet e izoluara të dore-
zave, pasi thika mund të bjerë në kontakt me kabllo të fshehura.
Kontakti i thikës me një tel me tension mund t'i vendosin pjesët metalike të
pajisjes nën tension dhe të shkaktojë një goditje elektrike.
f) Mbani larg të gjitha kabllot larg zonës së prerjes. Kabllot mund të jenë
të fshehura në ligustra ose shkurre dhe të priten pa dashje nga thika.
g) Mos e përdorni prerësen e ligustrave kur ka mot të keq, veçanërisht
kur ka rrezik rrufeje. Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.
Kontrollojini ligustrat dhe shkurret për objekte të fshehura (p.sh. tela gardhi dhe
kabllo të fshehura).
Rekomandohet përdorimi i një automati diferencial me një rrymë stakimi 30 mA
ose më pak.
Mbajeni prerësen e ligustrave me të dyja duart në të dyja dorezat.
Prerësja e ligustrave është projektuar për punime ku përdoruesi qëndron mbi
tokë dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër të paqëndrueshme.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive
RREZIK! Rrezik zjarri!
Produkti me bateri që duhet karikuar, gjatë karikimit duhet të gjendet
mbi një sipërfaqe jo të djegshme, të qëndrueshme ndaj nxehtësisë dhe
jo përçuese.
Bateria nuk duhet të karikohet pa dashje.
Mbani objektet gërryese, të ndezshme dhe lehtësisht të djegshme larg
nga karikuesi dhe produkti me bateri.
Karikuesi dhe produkti me bateri nuk duhet të jenë të mbuluar gjatë
procesit të karikimit.
90
9836-20.960.04.indd 90
9836-20.960.04.indd 90
Shkëputeni menjëherë karkikuesin nga furnizimi me energji elektrike në rast
formimi të tymit ose zjarrit.
Për karikimin e baterisë, përdorni vetëm karikues origjinal GARDENA. Përdorimi
i karikuesve të tjerë mund t'u shkaktojë baterive dëme të pariparueshme, ose
madje edhe zjarr.
Mos e përdorni karikuesin GARDENA për të karikuar bateritë e huaja, pasi
GARDENA nuk mund ta garantojnë pajtueshmërinë dhe prandaj edhe këtu
mund të ekzistonte një rrezik zjarri dhe shpërthimi.
Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
RREZIK! Rrezik shpërthimi!
Mbroni produktet me bateri nga nxehtësia dhe zjarri. Mos i vendosni
produktet me bateri mbi radiatorë ngrohje dhe mos i ekspozoni ato për
një kohë të gjatë kundrejt rrezeve të forta të diellit.
Mos i operoni në atmosfera shpërthyese, p.sh. në prani të lëngjeve të
ndezshme (avujve), gazeve të ndezshme ose grumbullimit të pluhurit.
Bateritë mund të krijojnë shkëndija që mund të ndezin përzierjet.
Karikojeni dhe përdorni produktin e baterisë vetëm në temperaturë ambienti
ndërmjet 0 °C dhe 40 °C. Lëreni baterinë të ftohet pas një përdorimi të gjatë.
Kontrolloni rregullisht kabllon e karikimit për shenja dëmtimesh dhe vjetrimi (krisje).
Përdoreni kabllon vetëm në gjendje optimale.
Mos e ruani dhe mos e transportoni në asnjë mënyrë produktin me bateri në
temperatura mbi 45 °C ose në ekspozim të drejtpërdrejtë kundrejt diellit. Në
mënyrë ideale duhet që produkti me bateri të ruhet në temperatura nën 25 °C
për ta mbajtur të ulët vetëshkarkimin.
Mos e ekspozoni produktin e baterisë as kundrejt shiut, ujit (zhytja) dhe as kund-
rejt lagështirës. Nëse depërton uji në produktin me bateri, rritet rreziku i goditjes
elektrike.
Nëse bateria nuk përdoret për një kohë të gjatë (dimër), karikojeni baterinë
plotësisht për të penguar një shkarkim të thellë.
Mos e ruani produktin me bateri në ambiente në të cilat ekzistojnë shkarkime
elektrike.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në
kushte të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksio-
nimit të implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar
rrezikun e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdek-
jeprurëse, personat me një implantat mjekësor duhet që para përdori-
mit të këtij produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin
e implantatit.
Përdoreni produktin e baterisë vetëm ndërmjet temperaturave 0 deri 40 °C.
Kontrolloni me kujdes vendin ku do të vendoset produkti dhe largoni të gjitha
kabllot dhe objektet e huaja.
Para përdorimit dhe pas marrjes së një goditjeje të fuqishme, produkti duhet
të kontrollohet nëse vërehet konsumim ose dëmtim. Nëse është e nevojshme,
dërgojeni për të kryer punimet e nevojshme të riparimit.
Nëse, për shkak të një defekti, produkti nuk fiket, vendoseni produktin mbi një
sipërfaqe të fortë dhe prisni duke e vrojtuar atë deri sa të harxhohet bateria.
Produktin me defekt dërgojeni në servisin GARDENA.
Mos u përpiqni asnjëherë të punoni me një produkt të paplotë, ose kur në të janë
kryer modifikime të paautorizuara.
Fikeni produktin nëse fillon të dridhet në mënyrë anomale. Dridhjet e forta mund
të shkaktojnë dëmtime.
Mos e përdorni produktin afër ujit.
Mos punoni në afërsi të pishinave apo pellgjet e kopshteve.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët
e vegjël gjatë montimit.
RREZIK! Plagosje!
Nëse pajisja fiket për shkak se bateria është bosh (treguesi i kontrollit
të karikimit
;
pulson jeshil), mund të ndodhë që bateria të ripërtëritet
pas një kohe të caktuar. Atëherë pajisja është sërish gati për punë.
Ju duhet të dini si ta fikni menjëherë produktin në çdo kohë në një rast
emergjence.
Evitoni kontaktin me vajin e thikës, në veçanti kur keni alergji ndaj tij.
Punoni vetëm gjatë dritës së diellit ose në kushte të mira shikimi.
Kontrollojeni produktin tuaj para çdo përdorimi. Para çdo përdorimi, kryeni një
kontroll pamor të produktit. Kontrolloni nëse janë të lira vrimat e ventilimit.
Kontrolloni thikën para çdo përdorimi.
Mbajeni thikën në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtur.
Nëse, gjatë punës së produktit, shkaktohet një nxehtësi e madhe, lëreni të ftohet
para magazinimit.
02.08.23 13:08
02.08.23 13:08