Descargar Imprimir esta página

Cybex Silver PALLAS B2 i-SIZE Guia Del Usuario página 125

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 42
7. Kalojeni rripin e sipërm (8) direkt në sexholino dhe kapeni duke përdorur
çengelin në pikën e kapjes në automjet.
Rripi i sipërm mund të zgjatet duke shtypur butonin e rregullimit të Top Tether (20)
��
Kalojeni rripin e sipërm poshtë mbështetëses së kokës së makinës. Mos e
��
kaloni asnjëherë rripin e sipërm sipër mbështetëses së kokës së makinës.
8. Shtrëngojeni rripin e sipërm (8) derisa treguesi i sigurisë së Top Tether (9)
të bëhet jeshil.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Lironi rripin e sipërm (8).
2. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (5) në të dyja anët duke i shtyrë butonat
e lëshimit ISOFIX (10) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht
3. Tërhiqeni sexholinon larg nga pikat e kapjes ISOFIX (6).
4. Hiqni sexholinon. Më pas shtypni dorezën e rregullimit të pozicionit ISOFIX
(4) dhe shtyni krahët e kyçjes ISOFIX (5) derisa të ndieni një rezistencë të
vogël. Lëshoni dorezën e rregullimit dhe shtyni krahët e kyçjes ISOFIX (5)
plotësisht te pozicioni i transportit.
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
Kjo sexholino ofron 3 pozicione qëndrimi.
1. Për ta vendosur sexholinon në pozicionin e shtrirë të preferuar, shtypni
dorezën e rregullimit të pozicionit ISOFIX (4) nga poshtë pjesës përpara të
përforcuesit (2) dhe tërhiqeni sexholinon përpara.
2. Për ta kthyer nga pozicioni i shtrirë te pozicioni ulur, shtypni dorezën e
rregullimit të pozicionit ISOFIX (4) përsëri dhe ngrijeni sexholinon duke
ushtruar pak presion te përforcuesi (2).
Tre vijat treguese mbi krahët e kyçjes ISOFIX tregojnë pozicionin përkatës.
��
Sexholinoja duhet të vendoset në një nga pozicionet e qëndrimit përpara
��
se të ulet fëmija.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (11) mund të lëvizet duke përdorur rregulluesin e lartësisë
(12) në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës. Çojeni mbështetësen e
kokës në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2 cm (rreth sa gjerësia
e 2 gishtave) mes shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
��
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
sexholinoja është e montuar në makinë.
MËNYRA E DUHUR E INSTALIMIT
76 cm – 105 cm,
maks. 21 kg, > 15 m
me mbrojtësen nga
Mënyra e instalimit
goditjet
Instalimi
SIGURIMI I FËMIJËS ME MBROJTËSEN NGA GODITJET:
76 CM – 105 CM (MAKS. 21 KG, > 15 M)
1. Lironi rripin e mbrojtëses nga goditjet (13) duke shtypur butonin e lëshimit
(14) te rregulluesi i rripit (15).
2. Hapeni tokëzën e mbrojtëses nga goditjet (16) dhe shtrijeni anash
mbrojtësen nga goditjet.
3. Tani vendoseni fëmijën në sexholino.
Sigurohuni që mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet.
��
4. Vendoseni përsëri mbrojtësen nga goditjet (3) dhe vendoseni gjuhëzën
e mbrojtëses nga goditjet (17) në tokëzën e mbrojtëses nga goditjet (16)
në mënyrë që të fiksohet duke bërë një zhurmë "klikimi".
5. Tani tërhiqeni rripin e mbrojtëses nga goditjet (13) për ta rregulluar dhe për
ta siguruar fëmijën si duhet. Lëvizeni pak majtas dhe djathtas mbrojtësen
nga goditjet (3) për të arritur një pozicion optimal.
6. Mbrojtësja nga goditjet (3) duhet të rregullohet në mënyrë që të rrijë mirë
pas trupit dhe legenit të fëmijës dhe të qendërzohet përpara tij.
Shtrëngimi i rripit të rregullimit duhet të përsëritet çdo herë që e lidhni.
��
7. Kontrolloni nëse gjuhëza e mbrojtjes nga goditjet (17) është kapur si duhet
duke tërhequr mbrojtësen nga goditjet (3).
100 cm – 150 cm
pa mbrojtësen nga
goditjet
SQ
121

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

523001225523001227523001229523001231