CERTIFIKIMI
CLOUD T i-Size
Masat: 45–87 cm
Pesha maks.: 13 kg
Faleminderit që zgjodhët CLOUD T i-Size si sexholinon tuaj.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon
në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e
caktuar (34).
INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME
Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të asnjë lloj forme pa
•
miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta përdorni
•
sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të cilat
•
janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me
manualin e automjetit.
Sexholinoja mund të lidhet me Base T/Base Z2 dhe ISOFIX ose me një rrip
•
automatik me tre pika që është miratuar sipas rregullores së OKB nr. 16 ose
sipas një standardi të barasvlershëm.
Sexholinoja instalohet duke përdorur një rrip automatik sigurimi në 3 pika, tokëza
•
e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet të arrijë asnjëherë te kalimi i rripit
të prehërit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e
përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet.
NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të
•
pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.
Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi i
•
përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Inserti për foshnjën shërben për mbrojtjen e fëmijës tuaj dhe duhet të përdoret
•
deri sa ai të ketë arritur një gjatësi prej 60 cm.
Përpara çdo udhëtimi, sistemi i sigurimit të sexholinos të jetë rregulluar siç
•
duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Rripat nuk duhet të përdridhen
asnjëherë.
Sigurojeni gjithnjë sexholinon kur është në sexholino.
•
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar siç duhet, mund të sigurohet
•
mbrojtje dhe rehati maksimale, duke u siguruar ndërkohë që sistemi i rripit të
montohet siç duhet.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet
•
edhe kur nuk është duke u përdorur.
Nëse sexholinoja përdoret me Base T/Base Z2, këmbëza mbështetëse duhet të
•
bëjë gjithnjë kontakt direkt me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti ka xhepa
te hapësira e këmbëve, sigurohuni të kontaktoni prodhuesin e automjetit.
Gjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim
•
të kundërt të lëvizjes.
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë mbrojtësen
•
lineare për goditjet anësore (L.S.P.).
Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të automjetit, mbrojtësja lineare
•
për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.
Sexholinoja është testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen lineare
•
për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë
•
mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të
•
fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar
lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
•
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi ajo
përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
•
Lejohet që ta përdorni pozicionin e ndërmjetëm të shtrirë në makinë nëse
•
sexholinoja përdoret me Baze T. Nëse sexholinoja montohet duke përdorur rripin
automatik në 3 pika, ajo duhet të jetë në pozicionin më vertikal.
Pozicioni i shtrirë plotësisht mund të përdoret vetëm jashtë automjetit.
•
Mos i vendosni sexholinot mbi sipërfaqe të ngritura, si për shembull mbi tavolinë.
•
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit
•
të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
•
me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime,
konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është
•
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
•
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
SQ
123