6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më
pas paloseni për të krijuar hapësirë.
7. Është e rëndësishme që ta palosni plotësisht këmbën mbështetëse në mënyrë
që paralajmërimi akustik të heshtet. Ekziston një pozicion i parkimit të këmbës
mbështetëse (20), i cili ndodhet në pjesën e poshtme të bazës.
Heqja e sexholinos me rripin automatik në 3 pika
1. Nxirreni pjesën diagonal të rripit nga pika e rripit diagonal (18).
2. Lironi tokëzën e rripit të sediljes dhe nxirreni pjesën e prehrit të rripit nga
kalimet e rripit të prehrit (17).
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e rregullueshme e kokës (21) mund të rregullohet me anë të dorezës
së rregullimit të mbështetëses së kokës (22). Kur rregulloni mbështetësen e kokës
(21), sigurohuni që hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës sa gjerësia e 2
gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (23) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat
e shpatullave (24) për t'i liruar ato.
2. Zbërtheni tokëzën e rripit (25) duke shtypur fort butonin e kuq.
3. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
4. Vendosini rripat e shpatullave (24) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
5. Vendosini të dyja gjuhëzat e tokëzës (26) së bashku dhe fiksojini në vend me
tokëzën e rripit (25). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
6. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes "SensorSafe",
shtypeni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një tingull "KLIK" dhe
rrëshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (25).
SQ
7. Tërhiqeni rripin e rregullimit qendror (27) për të shtrënguar rripat e supeve
(24) derisa të puthiten mirë në trupin e fëmijës.
Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të mos
jetë e mundur palosja e rripave.
8. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe", pozicionojeni
atë direkt nën jastëkët e shpatullave.
FUNKSIONI I RROTULLIMIT I BASE T/BASE Z2
Tërhiqeni dorezën e rrotullimit të sexholinos (28) në bazë për ta rrotulluar sexholinon.
Para se të niseni, sigurohuni që sexholinoja është fiksuar siç duhet dhe që treguesi
i drejtimit të udhëtimit (29) është në ngjyrë JESHILE.
126
RREGULLIMI I STREHËS SË DIELLIT
Shpaloseni strehën e diellit (31) duke tërhequr kapakun plastik.
RREGULLIMI I PJERRËSISË
Sexholinos mund t'i ndryshohet pozicioni i shtrirë duke shtypur dorezën e lëshimit
për pozicionin e shtrirë (32) duke lëvizur ndërkohë pjesën e pasme mbrapa.
Sexholinoja mund të vendoset në dy pozicione të rrafshëta: pozicioni i
rrafshët i ndërmjetëm është gjithashtu i disponueshëm brenda makinës nëse
sexholinoja përdoret në kombinim me Base T/Base Z2. Pozicioni i shtrirë është i
disponueshëm vetëm jashtë automjetit.
SISTEMI I UDHËTIMIT
Mund ta lidhni sexholinon me çfarëdo karroce të aprovuar. Fiksojeni sexholinon te
adaptori i aprovuar, me drejtim nga prindi. Për ta liruar, mbani shtypur dy butonat e
lëshimit për adaptorin e karrocës (33), dhe ngrijeni lart.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SE HOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 6 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në
disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për të
rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo
duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju jep 3 vjet garanci
për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është shitur
fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha
informacionet thelbësore të domosdoshme për mbrojtjen nga garancia mund t'i
gjeni në faqen tonë kryesore:
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.