CERTIFIKIMI
UN R129/03
CYBEX Solution S i-Fix
100 – 150 cm
Rekomandohet përafërsisht
nga moshat 3 deri në
12 vjeç
Faleminderit që zgjodhët Solution S i-Fix si sexholino për makinën tuaj.
Lexojeni me kujdes këtë manual para se ta instaloni sexholinon në automjet
dhe mbajeni pranë në vendin e caktuar për manualin (1).
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
•
Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme
pa miratimin e autoritetit miratues të tipit.
•
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon sipas përshkrimit në këtë udhëzues përdorimi.
•
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të cilat
janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje
me manualin e automjetit.
•
Ajo është e përshtatshme për sediljet e automjeteve me rripa sigurimi
automatikë trepikësh që janë miratuar sipas rregullores nr.16 të OKB-së ose
sipas një standardi të barasvlershëm.
•
Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te
udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
•
Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me
SQ
mbështetësen e automjetit.
•
Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.
Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.
•
Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë
mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk
është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse
nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.
•
Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara.
Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar
me jeshile te sexholinoja.
•
Rripi i prehrit duhet të jetë sa më ulët të jetë e mundur në ijët e fëmijës suaj
që të ketë efekt optimal në rast aksidenti.
86
SOLUTION S I-FIX
Specific Vehicle
Booster Seat
100-150 cm
030035
UN Regulation
No. 129/03
Cybex GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
•
Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi i sigurimit trepikësh i automjetit të
rregullohet si duhet dhe të puthitet mirë me trupin e fëmijës. Asnjëherë mos
e përdridhni rripin!
•
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë
fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë
që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
•
Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet
edhe kur nuk është duke u përdorur.
•
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni
derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
•
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë
mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.). në anën e derës më të afërt.
•
Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të ndenjëses së pasme
të mjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë
asnjëherë e palosur.
•
Përveç kësaj, sexholinoja është testuar dhe aprovuar për t'u përdorur PA
mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të palosur.
•
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë
të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke
shkaktuar lëndime fatale.
•
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
•
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
•
Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta djegin
lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
•
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni
dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
•
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 9 vite. Sexholinoja
është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që
sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
•
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
•
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.