Descargar Imprimir esta página

CYBEX SOLUTION S I-FIX Guia Del Usuario página 90

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 31
Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen
��
e kokës.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (11) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e
lartësisë së mbështetëses së kokës (12) në pjesën e pasme të mbështetëses
së kokës (11). Çojeni mbështetësen e kokës (11) në mënyrë që të ketë një
hapësirë maksimale prej 2 cm (rreth sa gjerësia e 2 gishtave) mes shpatullave
të fëmijës dhe mbështetëses së kokës (11).
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
��
sexholinoja është e montuar në makinë.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni
gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me një
"KLIKIM.
2. Vendoseni rripin e prehërit në pikat me ngjyrë jeshile të kalimeve të rripit të
prehërit (13) në sediljen e makinës.
3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit
duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (13).
5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (14)
derisa të jetë brenda pikës së kalimit të rripit.
6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (11) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
SQ
Mbulesa e sexholinos së fëmijës përbëhet nga 4 pjesë (mbështetësja e kokës
(2x), mbështetësja e shpinës dhe përforcuesi). Këto mbahen në pozicion në
disa vende me kopsa. Pasi të jenë liruar të gjitha kopsat, pjesët e mbulesës
mund të hiqen një nga një.
Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat
��
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse
apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
88
GARANCIA NGA PRODHUESI DHE RREGULLORET PËR HEDHJEN
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju jep 3 vjet
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti
i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e
garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për
garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

520002415