8 Zgjidhja e defektit
8
Zgjidhja e defektit
8.1
Sigurimi i pjesëve të këmbimit
Pjesët origjinale të produktit janë certifikuar nga prodhuesi
si pjesë e kontrollit të përputhshmërisë. Nëse gjatë
mirëmbajtjes ose riparimit, përdorni pjesë të tjera, të
pacertifikuara ose të autorizuara, përputhshmëria e produktit
mund të shfuqizohet dhe produkti nuk përputhet më me
normat në fuqi.
Ju këshillojmë të përdorni menjëherë pjesë këmbimi
origjinale të prodhuesit, në mënyrë që të garantohet një
funksionim pa defekte dhe i sigurt. Për të marrë informacione
lidhur me pjesët e këmbimit origjinale, drejtohuni pranë
adresës së kontaktit që gjendet në pjesën e pasme të
udhëzuesit përkatës.
▶
Nëse gjatë mirëmbajtjes ose riparimit ju duhen pjesë
këmbimi, përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara
për produktin.
9
Inspektimi dhe mirëmbajtja
9.1
Mirëmbajtja
Kusht paraprak për sigurinë afatgjatë të punës,
besueshmërinë dhe jetëgjatësinë e lartë, është
inspektimi/mirëmbajtja vjetore e produktit nga një teknik i
autorizuar.
9.2
Respektoni intervalet e inspektimit dhe
kontrollit
▶
Respektoni intervalet e minimale të inspektimit dhe
kontrollit. Në varësi të rezultateve të inspektimit mund të
jetë i nevojshëm një kontroll më i hershëm.
9.3
Mirëmbajtja e produktit
Njëherë në muaj
▶
Kontrolloni nëse filtri i ajrit është i pastër.
–
Pastrojeni filtrin me ujë ose me një fshesë korrenti.
Çdo gjashtë muaj
▶
Çmontoni veshjen e jashtme të produktit.
▶
Kontrolloni nëse këmbyesi i nxehtësisë është i pastër.
▶
Hiqni gjithë objektet e huaj nga sipërfaqja e lamelave
të këmbyesit të nxehtësisë, të cilët mund të pengojnë
qarkullimin e ajrit.
▶
Hiqni pluhurin me spërkatësin me presion ajri.
▶
Pastrojeni dhe fërkojeni me kujdes me ujë dhe thajeni me
një pajisje me presion ajri.
▶
Sigurohuni që shkarkimi i ujit të kondensuar të mos
pengohet, pasi ai mund të ndikojë në shkarkimin e
rregullt të ujit.
172
10 Nxjerrja jashtë pune në mënyrë të
përhershme
1.
Boshatisni lëndën ftohëse.
2.
Çmontoni produktin.
3.
Dorëzojeni produktin bashkë me pjesët e tij përbërëse
për riciklim ose hidheni atë.
11 Riciklimi dhe mënjanimi
Deponimi i paketimit
▶
Hidheni paketimin siç duhet.
▶
Respektoni të gjitha rregullat relevante.
12 Shërbimi i klientit
Të dhënat e kontaktit të shërbimit tonë të klientit i gjeni në
faqen e pasme ose në faqen tonë të internetit.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes climaVAIR plus 0020250586_01