Metodat Për Devijimin E Ujit Të Kondensuar Që Formohet Në Njësinë E Brendshme; Përdorimi I Tubit Të Ujit Të Kondensuar; Planifikoni Si Duhet Rrjedhën Kthyese Të Vajit Tek Kompresori; Instalimi Elektrik - Vaillant climaVAIR plus Serie Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Ocultar thumbs Ver también para climaVAIR plus Serie:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 3
5 Instalimi
10. Anojeni pjesën e poshtme të njësisë së brendshme nga
muri dhe fusni një element ndihmës midis pllakës së
montimit dhe njësisë (p.sh. një copë dru).
11. Lidhni tubat e lëndës ftohëse dhe tubin e ujit të
kondensuar në tubacionet e shkarkimit të impiantit.
12. Izoloni tubat e lëndës ftohëse (2) dhe (4) secilën
veçmas dhe sipas rregullave.
13. Montojini ato së bashku me kabllot lidhës (3) dhe me
tubin e shkarkimit (5), mbështilleni këtë njësi me një
material izolues të nxehtësisë (6) siç paraqitet në
figurë.
14. Kalojini ato mbrapa, përpara ose në anë, në njësinë e
brendshme (1) nga jashtë.
5.2.2
Metodat për devijimin e ujit të kondensuar që
formohet në njësinë e brendshme
Në rastin e devijimit të ujit përmes një pjerrësie natyrale,
tubi i ujit të kondensuar, në mënyrë që uji i shkarkuar të
kullojë si duhet, duhet të ketë një pjerrësi prej së paku
1% nga njësia e brendshme.
5.2.3
Përdorimi i tubit të ujit të kondensuar
Sigurohuni që ajri të qarkullojë në gjithë tubin e ujit të
kondensuar, për t'u siguruar që uji i kondensuar të mund
të rrjedhë lirisht. Përndryshe, lëndët e kondensuara do të
devijohen nëpër kasën e njësisë së brendshme.
Montoni linjën e tubave pa e palosur, në mënyrë që fluksi
i ujit të mos ndërpritet.
Nëse tubi i ujit të kondensuar instalohet jashtë, pajiseni
atë me një izolim termik, për të shmangur ngrirjen.
Nëse e instaloni tubin e ujit të kondensuar në një dhomë,
instaloni edhe një izolim termik.
Shmangni instalimin e tubit të ujit të kondensuar me
përkulje rritëse ose me fundin e zhytur në ujë ose me
valëzime.
Instalojeni tubin e ujit të kondensuar në mënyrë të tillë që
distanca nga dyshemeja e skajit të lirë, të jetë të paktën
50 cm.
Instalojeni tubin e ujit të kondensuar, në mënyrë të tillë
që skaji i lirë të mos jetë afër burimeve të erërave të
këqija, për të shmangur futjen e tyre në dhomë.
168
5.2.4
Lidhni tubat e lëndës ftohëse.
Udhëzim
Instalimi është më i thjeshtë, kur tubi i gazit është
lidhur fillimisht. Tubi i gazit është tubi më i trashë.
Montoni njësinë e jashtme në vendin e parashikuar.
Hiqni tapat mbrojtëse nga pikat lidhëse të lëndës ftohëse
në njësinë e jashtme.
Përkuleni tubin e instaluar me kujdes në drejtim të
njësisë së jashtme.
Pritini linjat e tubave në mënyrë të tillë që të mbetet një
pjesë mjaftueshëm e gjatë, për t'i bashkuar ato me lidhjet
e njësisë së jashtme.
Bëni lidhjet dhe kryeni shkrepjen në tubin e instaluar të
lëndës ftohëse.
Lidheni tubin e lëndës ftohëse me lidhjet përkatëse në
njësinë e jashtme.
Izoloni tubat e lëndës ftohëse secilën veçmas dhe sipas
rregullave. Për këtë arsye, mbuloni vijat e mundshme
ndarëse të izolimit, me shirit izolues ose izoloni tubin e
pambrojtur të lëndës ftohëse me materialin përkatës, i cili
përdoret në teknologjinë në të ftohtë.
5.2.5
Planifikoni si duhet rrjedhën kthyese të vajit
tek kompresori
Qarku i lëndës ftohëse përmban një vaj të veçantë, i cili e
lubrifikon kompresorin e njësisë së jashtme. Për një kthim
më të lehtë të vajit në kompresor:
Poziciononi njësinë e brendshme mbi njësinë e jashtme.
Montoni tubin thithës (më të trashin) me zgavrën në
drejtim të kompresorit.
Në lartësitë mbi 7,5 m:
Instaloni gjithashtu një sifon ose një ndarës vaji çdo 7,5
metra, ku vaji të mund të mblidhet dhe të thithet, për t'u
kthyer më pas sërish në njësinë e jashtme.
Montoni një hark përpara njësisë së jashtme, për të
përmirësuar edhe më shumë kthimin mbrapsht të vajit.
5.3

Instalimi elektrik

5.3.1
Instalimi elektrik
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Hiqni spinën. Ose kalojeni produktin pa
tension (separator me hapësirë kontakti
3 mm, p. sh. siguresë ose çelës fuqie).
Siguroni që të mos rindizet.
Pritni minimalisht 3 min, derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
Kontrolloni që të mos ketë tension.
Lidhni fazën me tokën.
Lidhni fazën me nulin.
Mbuloni ose mbyllni pjesët në afërsi, që
kanë tension.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes climaVAIR plus 0020250586_01

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido