Descargar Imprimir esta página

Ruajtja; Mbajtja E Korrëses Së Barit; Pastrimi; Konfigurimi I Korrëses Së Barit - Stihl RMA 248 Manual De Instrucciones

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 41
Shqip
► Nëse korrësja e barit bartet me timonin e
kthyer:
► Palosni timonin,
► Mbajeni korrësen e barit nga njëri person
me të dyja duart te kasa e parme dhe me të
dyja duart nga personi tjetër tek timoni.
► Ngrijeni dhe barteni dyshe korrësen e barit.
Transportimi i korrëses së barit në automjet
► Sigurojeni korrësen e barit në këmbë, në
mënyrë që të mos përmbyset dhe të mos
lëvizë.
14.2
Transportimi i baterisë
► Fikeni kositësen e barit dhe hiqni baterinë.
► Sigurohuni që bateria të jetë në gjendje të
sigurt.
► Paketojeni baterinë në mënyrë të atillë që të
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Paketimi të mos jetë përçues i elektricitetit.
– Bateria të mos lëvizë brenda paketimit.
► Sigurojeni paketimin në mënyrë të atillë që të
mos lëvizë.
Bateria u nënshtrohet kërkesave për
transportimin e mallrave të rrezikshme. Bateria
klasifikohet si UN 3480 (bateri me jone litiumi)
dhe është provuar në përputhje me manualin e
OKB-së për provat dhe kriteret, pjesa III,
nënparagrafi 38.3.
Rregulloret e transportit përcaktohen te
www.stihl.com/safety-data-sheets .

15 Ruajtja

15.1
Mbajtja e korrëses së barit
► Fikeni kositësen e barit, hiqni çelësin e
siguresës dhe hiqni baterinë.
► Mbajeni korrësen e barit në mënyrë të tillë që
të përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit të mbahet larg vendeve ku
mund të arrihet nga fëmijët.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
– Korrësja të mos jetë në vend ku mund të
rrëzohet.
– Korrësja të mos jetë në gjendje të
rrokulliset.
15.2
Ruajtja e baterisë
STIHL rekomandon që ta mbani baterinë në
gjendje karikimi midis 40% dhe 60% (2 llamba
LED të ndezura në të gjelbër).
► Mbajeni baterinë në mënyrë të atillë që të
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Bateria të mos mbahet në vend ku mund të
arrihet nga fëmijët.
372
7.2.2.
– Bateria është e pastër dhe e thatë.
– Bateria të mbahet në një ambient të kyçur.
– Bateria të shkëputet nga kositësja e barit
dhe karikuesi.
– Bateria të jetë në një paketim jopërçues të
elektricitetit.
– Bateria të jetë në diapazon temperaturash
midis -10°C dhe +50°C.

16 Pastrimi

16.1
Konfigurimi i korrëses së barit
► Fikeni kositësen e barit, hiqni çelësin e
siguresës dhe hiqni baterinë.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
► Lartësia e prerjes në pozicionin më të ulët,
12.2.
► Mbajini fort dorezat (1) dhe lironi dadot kapëse
në formë ylli (2).
► Vendoseni timonin (1) për mbrapa.
► Hapni dhe mbani kapakun e daljes (3).
► Vendoseni korrësen e barit për mbrapa.
16.2
Pastrimi i kositëses së barit
► Fikeni kositësen e barit, hiqni çelësin e
siguresës dhe hiqni baterinë.
► Pastrojeni kositësen e barit me një leckë të
njomë.
► Pastrojeni kanalin e daljes me një furçë të
butë ose leckë të njomë.
► Largoni sendet e huaja nga foleja e baterisë
dhe pastrojeni flenë e baterisë me një leckë të
njomë.
► Pastroni kontaktet elektrike në folenë e
baterisë me një furçë të fortë ose të butë.
► Pastrojini vrimat e ajrimit me furçë.
► Konfigurimi i kositëses së barit.
► Zonën e thikës dhe thikën pastrojeni me
shkop, furçë të butë ose leckë të njomë.
16.3
Pastrojeni baterinë
► Baterinë pastrojeni me një leckë të lagët.
15 Ruajtja
0478-131-9861-B

Publicidad

loading