Descargar Imprimir esta página

Importues Për Britaninë E Madhe; Udhëzimet E Sigurisë Për Kositëset E Barit - Stihl RMA 248 Manual De Instrucciones

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 41
24 Udhëzimet e sigurisë për kositëset e barit
Tillystraße 2
D-90431 Nürnberg
Për të përcaktuar nivelin e matur dhe të
garantuar të fuqisë së zërit, janë kryer
procedurat në përputhje me direktivën
2000/14/EC, shtojca VIII.
– Niveli i matur i fuqisë së zërit: 95,8 dB(A)
– Niveli i garantuar i fuqisë së zërit: 96 dB(A)
Dokumentacioni teknik ruhet në çastin e miratimit
të produktit nga STIHL Tirol GmbH.
Viti prodhimit dhe numri i serisë i makinerisë
përcaktohen mbi korrësen e barit.
Langkampfen, 02.01.2021
STIHL Tirol GmbH
përfaqësuar nga
Matthias Fleischer, drejtor i Kërkim-Zhvillimit
përfaqësuar nga
Sven Zimmermann, drejtor i Kontrollit të Cilësisë
23.2
Importues për Britaninë e
Madhe
ANDREAS STIHL Ltd.
Stihl House
Stanhope Road
CAMBERLEY
SURREY GU15 3YT
Great Britain
24 Udhëzimet e sigurisë për
kositëset e barit
24.1
Hyrje
Ky kapitull përshkruan udhëzimet e përgjithshme
të sigurisë të paraformuluara në standardin EN
60335-2-77, shtojca EE për kositëset e barit me
funksionim elektrik.
0478-131-9861-B
PARALAJMËRIM
■ Lexoni të gjitha udhëzimet e sigurisë,
udhëzimet e tjera, ilustrimet dhe të dhënat
teknike që jepen me këtë kositëse bari.
Mosndjekja e udhëzimeve të mëposhtme
mund të sjellë incidente elektroshoku, zjarri
dhe/ose lëndimi të rëndë. Ruajini diku të gjitha
udhëzimet e sigurisë dhe të tjera për përdorim
në të ardhmen.
24.2
Trajnimi
a) Lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit.
Ambientohuni me elementet funksionale dhe
me përdorimin e duhur të makinerisë;
b) Mos lini kurrë ta përdorin kositësen e barit
fëmijët apo persona të tjerë që nuk i dinë
udhëzimet e përdorimit. Rregulloret vendase
mund të përcaktojnë moshën minimale të
përdoruesit;
c) Mos kositni kurrë nëse përreth keni njerëz,
sidomos fëmijë, apo kafshë;
d) Kini parasysh se operatori apo përdoruesi
mban përgjegjësi për aksidentet me persona
të tjerë në pronën e vet.
24.3
Masat paraprake
a) Kur përdorni makinerinë mbani gjithnjë këpucë
të forta dhe pantallona të gjata. Mos e
përdorni makinerinë zbathur apo me sandale
të lehta. Evitoni mbajtjen e rrobave të lirshme
apo të cilave u varen lidhëse e rripa.
b) Kontrolloni terrenin ku përdoret makineria dhe
hiqni të gjitha sendet që mund të kapen e
flaken tej nga makineria.
c) Përpara përdorimit, kontrolloni gjithnjë me sy
nëse thikat prerëse, bulonat shtrëngues dhe i
gjithë grupi prerës janë të konsumuar apo të
dëmtuar. Thikat prerëse dhe bulonat
shtrëngues që mund të jenë konsumuar dhe
dëmtuar duhet të ndërrohen së bashku për të
ruajtur balancën. Duhen ndërruar dhe shenjat
treguese që mund të jenë konsumuar apo
dëmtuar.
24.4
Manovrimi
a) Kositni vetëm në dritën e ditës ose me ndriçim
të mirë artificial.
b) Nëse është e mundur, përdorimi i pajisjes
duhet të evitohet në bar të lagur.
c) Sigurohuni të keni qëndrim të mirë në
pjerrësira.
Shqip
377

Publicidad

loading