Karakteristikat; Përdorimi I Televizorit Oled(Në Varësi Të Modelit) - Hitachi 65HL9000G Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 554

Karakteristikat

• Televizori juaj mbështet Ultra HD (definicioni ultra
i lartë, i njohur edhe si 4K) që siguron rezolucionin
3840x2160 (4K:2K). Ai është i barabartë me 4
herë sa rezolucioni i televizorit Full HD, duke e
dyfishuar numrin e pikselëve të televizorit Full HD
si horizontalisht, ashtu edhe vertikalisht. Materialet
Ultra DH mbështeten nga HDMI, hyrjet USB dhe në
transmetimet DVB-T2 dhe DVB-S2.
• Televizori me ngjyra me komandim në largësi
• Televizori dixhital/tokësor/kabllor/satelitor plotësisht
i integruar (DVB-T-T2/C/S-S2)
• Opsioni i instalimit të Fransat
• Hyrjet HDMI për të lidhur pajisjet e tjera me fishat
HDMI
• Hyrja USB
• Sistemi i menusë OSD
• Sistemi i zërit stereo
• Teleteksti
• Lidhja për kufjet
• Sistemi i programimit automatik
• Sintonizimi manual
• Fikje automatike pas deri në tetë orë.
• Kohëmatësi i fikjes
• Bllokimi për fëmijët
• Bllokim automatik i zërit kur nuk ka transmetim.
• Rileximi NTSC
• AVL (Kufizimi Automatik i Volumit)
• PLL (Kërkimi i frekuencave)
• Hyrja PC
• Modaliteti i lojërave (fakultativ)
• Funksioni i çaktivizimit të figurës
• Regjistrimi i programeve
• Regjistrimi me ndërrim kohor i programeve
• Ethernet (LAN) për shërbimin dhe lidhjen në internet
• Mbështetja WIFI 802.11 a/b/g/n e integruar
• Ndarja e Videos dhe e Audios
• HbbTV
Diapazoni i lartë dinamik (HDR) / Gama e
regjistrimit hibrid (HLG): Me përdorimin e kësaj
veçorie, televizori mund të riprodhojë një diapazon më
të madh dinamik për ndriçimin duke regjistruar dhe
duke kombinuar më pas disa ekspozime të ndryshme.
Veçoria HDR/HLG premton një cilësi më të mirë të
figurës falë theksimeve më të ndritshme dhe më reale,
ngjyrave më reale si dhe përmirësimeve të tjera. Ajo
siguron pamjen që kërkojnë të arrijnë regjisorët e
filmave, duke shfaqur zonat e fshehura të hijeve të
errëta dhe të dritës së diellit me qartësi, ngjyra dhe
detaje të plota. Përmbajtjet e HDR/HLG mbështeten
nëpërmjet aplikacioneve origjinale dhe të portalit,
hyrjeve HDMI, USB dhe nëpërmjet transmetimeve
DVB-S. Caktoni hyrjen përkatëse të burimit HDMI
si Të përmirësuar nga opsioni Burimet te menyja
Parametrat për të shikuar imazhet në HDR/HLG,
nëse përmbajtja në HDR/HLG merret nëpërmjet një
hyrjeje HDMI. Pajisja e burimit duhet të jetë po ashtu të
paktën në përputhje me HDMI 2.0a në një rast të tillë.
Dolby Vision: Dolby Vision™ ofron një eksperiencë
vizuale emocionuese, një ndriçim të mrekullueshëm,
një kontrast të pakrahasueshëm dhe ngjyra tërheqëse,
që i japin jetë argëtimit. Ai e realizon këtë cilësi
mahnitëse të imazhit duke shfrytëzuar teknologjitë
novatore të imazheve HDR dhe të spektrit të gjerë
të ngjyrave. Duke rritur ndriçimin e sinjalit origjinal
dhe duke përdorur një gamë më të lartë dinamike të
ngjyrave dhe të kontrastit, Dolby Vision sjell imazhe
mahnitëse dhe si në realitet me sasi të shkëlqyera të
detajeve që nuk mund të realizohen nga teknologjitë
e tjera pas përpunimit në televizor. Dolby Vision
mbështetet nëpërmjet aplikacioneve origjinale dhe
ato të portalit dhe hyrjet HDMI dhe USB. Te menyja
Sistemi>Figura>Modaliteti do të ketë dy modalitete
të paracaktuara të figurës në rast se zbulohet një
përmbajtje e Dolby Vision: Dolby Vision Bright and
Dolby Vision Dark. Siç tregohet nga emrat e tyre,
mund ta shijoni përmbajtjen sipas qëllimit të vetë
krijimit, me opsionet e ndriçimit dhe të errësimit, duke
marrë parasysh ndriçimin e ambientit.
Funksionet dhe veçoritë mund të
ndryshojnë sipas modelit.
Përdorimi i televizorit OLED(në varësi të modelit)
Panelet OLED kanë disa procedura për zgjatjen e
jetëgjatësisë së panelit dhe për të siguruar mbrojtjen
nga problemi i ngjitjes së figurës.
OFF-RS
• Pas çdo 4 orë përdorimi, televizori do të kryejë
automatikisht operacionin OFF-RS herën tjetër kur
televizori të kalojë në modalitetin e gatishmërisë.
• Kjo do të zgjasë rreth 6 minuta. Për të mos ndërprerë
operacionin, rekomandohet që të prisni deri sa të
përfundojë operacioni.
• Drita LED do të pulsojë gjatë operacionit.
• Kur të përfundojë operacioni, televizori do të kalojë
në modalitetin e gatishmërisë.
• Ky veprim mund të ndërpritet duke e hequr
televizorin nga priza ose duke e ndezur televizorin.
Në këtë rast, operacioni OFF-RS do të kryhet
herën tjetër kur televizori të kalojë në modalitetin
e gatishmërisë.
ON-RF
Shqip - 4 -

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido