Përmirësimi I Softuerit; Zgjidhja E Problemeve Dhe Këshillat - Hitachi 65HL9000G Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 554
Tani (butoni i Burimit): Shfaq ngjarjen aktuale të
kanalit të zgjedhur.
Rec./Stop (Butoni i regjistrimit): Televizori do të
fillojë të regjistrojë programin e zgjedhur. Ju mund ta
shtypni përsëri për të ndaluar regjistrimin.
Plani i listës (*)
(*) Në këtë strukturë do të renditen vetëm ngjarjet e
kanalit të theksuar.
Fragmenti Kohor i mëparshëm (butoni i kuq):
Shfaq programet e fragmentit të mëparshëm kohor.
Dita tjetër/e mëparshme (butonat e programit +/-):
Shfaq programet e ditës tjetër ose të mëparshme.
Detajet e ngjarjes (butoni Info): Shfaq informacione
të detajuara mbi programet e zgjedhura.
Filtro (butoni Text): Shfaq opsionet e filtrimit.
Fragmenti kohor tjetër (butoni jeshil): Shfaq
programet e fragmentit tjetër kohor.
Opsionet (butoni OK): Shfaq opsionet e ngjarjes.
Plani i tanishëm/tjetër
Opsionet (butoni OK): Shfaq opsionet e ngjarjes.
Detajet e ngjarjes (butoni Info): Shfaq informacione
të detajuara mbi programet e zgjedhura.
Filtro (butoni blu): Shfaq opsionet e filtrimit.
Rec./Stop (Butoni i regjistrimit): Televizori do të
fillojë të regjistrojë programin e zgjedhur. Ju mund ta
shtypni përsëri për të ndaluar regjistrimin.
Opsionet e programit
Përdorni butonat e drejtimit për të theksuar një
program dhe për të shtypur butonin OK për të shfaqur
menunë Opsionet e ngjarjes. Opsionet e mëposhtme
janë të disponueshme:
Zgjidh kanalin: Duke përdorur këtë opsion mund të
kaloni te kanali i zgjedhur.
Regjistro / Fshi Regj. Kohëmatësi: Zgjidhni opsionin
Regjistro dhe shtypni butonin OK. Nëse programi do
të transmetohet në një kohë të ardhshme, ai do të
shtohet në listën e Kohëmatësve për t'u regjistruar.
Nëse programi i përzgjedhur po transmetohet në
moment, regjistrimi do të nisë menjëherë.
Për të anuluar një regjistrim të përcaktuar tashmë,
nënvizoni programin dhe shtypni butonin OK, dhe
zgjidhni opsionin Fshi Kohëmatësin e regjistrimit.
Regjistrimi do të anulohet.
Caktoni kohëmatësin te Ngjarja / Fshi kohëmatësin
në ngjarje: Pasi të keni zgjedhur një program në
menunë EPG, shtypni butonin OK. Zgjidhni opsionin
Cakto kohëmatësin në ngjarje dhe shtypni butonin
OK. Ju mund të caktoni një kohëmatës për programet
e ardhshme. Për të anuluar një kohëmatës të caktuar
tashmë, nënvizoni programin dhe shtypni butonin OK.
Më pas zgjidhni Fshi kohëmatësin në opsionin e
Ngjarjes. Kohëmatësi do të anulohet.
E RËNDËSISHME: Lidheni ose shkëputeni diskun
USB kur televizori është i fikur. Më pas duhet të ndizni
televizorin për të aktivizuar funksionin e regjistrimit.
Shënime: Ju nuk mund të kaloni te një kanal tjetër
kur ka një regjistrim ose një kohëmatës të aktivizuar
në kanalin aktual.
Nuk mund të vendosni apo regjistroni kohëmatësin
për dy ose më shumë ngjarje të veçanta në të njëjtin
interval kohor.
Përmirësimi i Softuerit
Televizori juaj mund të gjejë dhe përditësojë
automatikisht firmuerin nëpërmjet sinjalit të
transmetimit ose internetit.
Kërkimi i përmirësimeve të softuerit
nëpërmjet ndërfaqes së përdoruesit
Në menunë kryesore zgjidhni Sistemi dhe më pas Më
shumë. Shkoni te Përmirësimi i softuerit dhe shtypni
butonin OK. Në menunë Opsionet e përmirësimit,
zgjidhni Skano për përmirësim dhe shtypni butonin
OK për të kontrolluar për një përmirësim të ri të
softuerit.
Nëse gjendet një përmirësim të ri, ai do të fillojë të
shkarkohet. Pasi të përfundojë shkarkimi, konfirmoni
pyetjen që kërkon rinisjen e televizorit duke shtypur
OK për të vazhduar me veprimin e rinisjes.
Kërkimi në 3 PD dhe modaliteti i përmirësimit
Televizori juaj do të kërkojë për përmirësime të reja
në orën 3:00 nëse opsioni Skanimi automatik në
menunë Opsionet e përmirësimit është Aktiv dhe
nëse televizori është i lidhur me një sinjal antene ose
me internetin. Nëse gjendet një softuer i ri dhe ai
shkarkohet me sukses, ai do të instalohet në ndezjen
e ardhshme.
Shënim: Mos e hiqni kordonin elektrik nga priza kur
drita led është duke pulsuar gjatë procesit të rindezjes.
Nëse televizori nuk arrin të ndizet pas një përmirësimi,
hiqeni nga priza dhe prisni për dy minuta, pastaj
vendoseni përsëri në prizë.
Zgjidhja e problemeve dhe këshillat
Televizori nuk do të ndizet
Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë i vendosur mirë
te priza në mur. Kontrolloni nëse kanë rënë bateritë.
Shtypni butonin e ndezjes në televizor.
Figurë e dobët
• Kontrolloni nëse keni zgjedhur sistemin e duhur të
televizorit.
• Niveli i ulët i sinjalit mund të shkaktojë shformime
të figurës. Ju lutemi kontrolloni hyrjen e antenës.
• Shikoni nëse keni futur frekuencën e duhur të
kanalit, nëse keni kryer sintonizimin manual.
• Cilësia e figurës mund të dobësohet kur dy pajisje
lidhen me televizorin në të njëjtën kohë. Në një rast
të tillë, shkëputni një nga pajisjet.
Shqip - 23 -

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido