Hitachi 65HL9000G Manual De Instrucciones página 349

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 554
Përmbajtja e menysë së televizorit
Sistemi - Përmbajtja e menysë Figura
Modaliteti
Kontrasti
Ndriçimi
Qartësia
Ngjyra
Kursimi i energjisë
Ndriçimi OLED(**)
Parametrat e përparuar
Kontrasti dinamik
Zvogëlimi i
zhurmës
Temperatura e
ngjyrës
Pika e bardhë
Pastrimi i zhurmës
së panelit OLED(**)
Zmadhimi i figurës
Drejtimi i filmit(**)
Modaliteti i filmit
Toni i lëkurës
Ndërrimi i ngjyrave
(**)(në varësi të modelit)
Mund të ndryshoni modalitetin e figurës për t'iu përshtatur preferencave dhe kërkesave
tuaja. Modaliteti i figurës mund të caktohet në një nga këto opsione: Kinema, Lojëra
(opsional), Sport, Dinamik dhe Natyral.
Modaliteti Pixellence Demo: Kur opsioni Modaliteti të nënvizohet në menynë e figurës,
Pixellence demo do të shfaqet në fund të ekranit të menysë. Funksioni Pixellence optimizon
parametrat e videos së televizorit dhe ndihmon për të marrë një cilësi më të mirë të figurës.
Shtypni OK për të hapur Modalitetin Pixellence Demo për të shijuar cilësinë Pixellence.
Shtypni butonin OK për ta anuluar (përveç modalitetit të lojërave).
Modalitetet e Dolby Vision: Në rast se zbulohet një përmbajt e Dolby Vision, do të ofrohen
opsionet e modalitetit të figurës së Dolby Vision i errët dhe Dolby Vision i ndritshëm në
vend të modaliteteve Natyrale dhe të Kinemasë.
Rregullon vlerat e dritës dhe errësirës në ekran.
Rregullon vlerat e ndriçimit në ekran.
Vendos vlerën e qartësisë për objektet e shfaqura në ekran.
Vendos vlerën e ngjyrave, duke rregulluar ngjyrat.
Për ta vendosur Kursimin e energjisë në I përshtatur, Minimum, Mesatar, Maksimum,
Automatik, Ekrani joaktiv ose Joaktiv.
Shënim: Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të Modalitetit të
zgjedhur.
Ky parametër kontrollon nivelin e ndriçimit OLED. Ky funksion do të jetë joaktiv nëse
Kursimi i energjisë caktohet te një opsion tjetër i ndryshëm nga I përshtatur.
Mund ta ndryshoni nivelin e kontrastit me anë të funksionit të kontrastit dinamik.
Nëse sinjali i transmetimit është i dobët dhe figura ka zhurmë (ndërhyrje), përdorni
parametrin Zvogëlimi i zhurmës për të ulur nivelin e zhurmës.
Cakton vlerën e dëshiruar të temperaturës së ngjyrave. Janë të disponueshme opsionet E
freskët, Normale, E ngrohtë dhe E përshtatur.
Ky parametër do të jetë i disponueshëm nëse opsioni Temperatura e ngjyrave caktohet si
E përshtatur. Rritni "ngrohtësinë" ose "freskinë" e figurës duke shtypur butonat majtas ose
djathtas.
Kryeni veprimet e mirëmbajtjes së panelit në mënyrë manuale për të mbrojtur panelin
OLED dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e tij.
Cakton formatin e dëshiruar të madhësisë së imazhit.
Shtypni butonat majtas/djathtas për ta vendosur Drejtimin e filmit në I ulët, Mesatar, I
lartë ose Joaktiv. Kur Drejtimi i filmit është aktiv, ai siguron optimizmin e parametrave
të videos në televizor që imazhet lëvizëse të kenë një cilësi dhe lexueshmëri më të mirë.
Kur opsioni Drejtimi i filmit caktohet si I ulët, Mesatar ose I lartë, opsioni i demonstrimit
Drejtimi i filmit do të jetë i disponueshëm. Nëse zgjidhni një nga këto opsione dhe shtypni
butonin OK, do të fillojë modaliteti i demonstrimit. Kur modaliteti demo është aktiv, ekrani
do të ndahet në dy pjesë, një që paraqet aktivitetin e drejtimit të filmit kurse tjetra paraqet
përcaktimet normale për ekranin e televizorit.
Filmat regjistrohen me një numër të ndryshëm imazhe për sekondë në krahasim me
programet normale televizive. Kalojeni këtë veçori në Auto kur shikoni filma, për të parë
qartë skenat e lëvizjeve të shpejta.
Niveli i ekuilibrit mund të përshtatet nga -5 në 5.
Përshtat tonin e dëshiruar të ngjyrave.
Shqip - 17 -

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido