Descargar Imprimir esta página

VOX electronics MX-1080 Manual Del Usuario página 66

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 28
PËRDORIMI I MIKSERIT HAND/ STAND
Pastroni tundëset para përdorimit të parë. Para montimit të mikserit, bëni kujdes që kablli i
rrymës të jetë i shkyçur nga priza dhe butoni i shpejtësive të jetë në pozicionin „0".
1. Përzgjidhni shtojcat e duhura varësisht nga nevoja e përdorimit dhe vendosini në vendet e
duhura. Zundëset përdoren për tundjen e të bardhëve të vezë ve ose përzirje tjera të lëngshme.
2. Përzgjidhni cilësimin, pastaj futeni pajisjen në furnizim me rrymë.
3. Rrotulloni përzgjedhësin e shpejtësive dhe pajisja do të fillojë punën. Ekzistojnë 6 nivele të
shpejtësisë, kurse shpejtësia arrin maksimumin e vet kur e shtypni butonin turbo.
Paralajmërim: Mos vendosni thika, lugë të metalta, pirunj dhe gjësende të ngjashme në
enë derisa është duke punuar.
4. Koha maksimale e punës së pajisjes për një përdorim nuk guxon të jetë më e gjatë se 4
minuta, kurse në mes të dy cikleve të njëpasnjëshme të punës lëreni pajisjen që të ftohet për ca
kohë. Për rezultate më të mira gjatë tundjes së të verdhëve të vezëve, ju rekomandojmë që
përzgjedhësi i shpejtësisë së pari të vendoset në shpejtësi të ulët, pastaj gradualisht rritni
shpejtësinë e tundjes.
5. Kur të përfundoni tundjen, silleni përzgjedhësin e shpejtësisë në pozicionin 0 dhe hiqeni
kabllin nga priza e murit.
6. Ngriteni kokën e mikserit, me njërën dorë mbajini tundëset/përzierëset e brumit, kurse me
dorën tjetër shtypni fort butonin për heqjen e tundëseve.
Vërejtje: Hiqni tundëset vetëm kur pajisja është e vendosur në pozicionin 0.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
1. Hiqni kabllin nga rryma dhe pritni që pajisja të ftohet tërësisht para pastrimit.
2. Pastroni pjesët e jashtme të pajisjes me leckë të lagur dhe thani me leckë të butë të thatë.
3. Pastroni nga kablli mbeturinat e ushqimit nëse kanë mbetur.
4. Pastroni të gjitha llojet e tundëseve në ujë të ngrohtë me sapun dhe pastroni me leckë të
thatë. Tundëset mund të lahen në makinë për larjen e enëve.
VËREJTJE: Mos e futni mikserin në ujë ose në cfarëdo lëngu tjetër.
KËSHILLA KUZHINE
1. Artikujt nga frigoriferi, për shembull gjalpi dhe vezët duhet të qëndrojnë në temperaturë
dhome para tundjes. Nxirrni artikujt nga frigoriferi me kohë.
2. Për të parandaluar mundësinë e rënies së lëvozhgave të vezëve ose vezët e prishura,
vezët së pari duhet të thyhen në enë të posacme pastaj të tunden.
3

Publicidad

loading