ketë një hapësirë 1 gisht (1 cm) midis rripave të shpatullave dhe pjesës së sipërme të
shpatullave (fig. xx).
E RËNDËSISHME: Lironi rripat e shpatullave përpara se të rregulloni mbështetësen e
kokës.
Mbërthejeni tokëzën: Shihni paragrafin "Përdorimi i tokëzës (parzmorja)" .
Shtrëngojeni parzmoren: Shihni paragrafin "Rregullim i rripave të sigurimit, parzmorja".
MASAT PËR T'U SIGURUAR QË E KENI RREGULLUR SIÇ DUHET PARZMOREN E
NDENJËSES SË MAKINES PËR FËMIJË.
E RËNDËSISHME
Për sigurinë e fëmijës suaj, gjithmonë sigurohuni që...
• Rripat e parzmores të jenë të rregulluar siç duhet sipas
gjatësisë së fëmijës dhe të tendosur mirë;
• Rripat e kraharorit të jenë të rregulluar në pozicionin e
duhur;
• Rripat e parzmores të mos jenë përdredhur;
• Gjuhëzat të jenë mbërthyer siç duhet në tokëz
HEQJA E NDENJËSES NGA AUTOMJETI / Heqja e sistemit ISOFIX
Zbërtheni Top Tether: Për të liruar rripin TOP Tether, shtypni butonin në pajisjen për
rregullimin e tendosjes së rripit Top Tether dhe lirojeni rripin për të reduktuar tensionin
e mbërthimit (fig. 20). Hapni karabinën e ankorimit të rripit Top Tether.
Shtyjeni ndenjësen e makinës për fëmijë drejt sediljes së makinës (fig. 21).
Shtypini njëkohësisht butonat e zbërthimit ISOFIX dhe tërhiqini bashkuesit ISOFIX
(fig.22).
Hiqeni ndenjësen nga automjeti (fig. 23).
HEQJA E PARZMORES
Lirojini plotësisht rripat e shpatullave, shihni paragrafin "RREGULLIMI I RRIPAVE TË
SIGURIMIT, PARZMORJA (Fëmijët nga 76 deri 105 cm)" (fig. 24).
Tërhiqni ose shtypni dorezën në mbështetësen e kokës dhe, duke e mbajtur të tërhequr
ose të shtypur, ngrini ose ulni mbështetësen e kokës, duke e rregulluar atë sipas
lartësisë së fëmijës (fig. 25).
Shtypni butonin e kuq në shtrënguesin qëndror për të liruar rripat e shpatullave (fig. 26).
Lironi butonat automatikë që ndodhen anash mbulesës së mbështetëses, vendosini
rripat e shpatullave në pjesën e prapme të mbulesës. Vendoseni shtrënguesin me majë
në anët e sediljes, në pjesën e poshtme (fig. 27).
Ngrijeni pëlhurën e mbulesës së ulëses; bëni kujdes që ta tërhiqni me delikatesë.
Hiqeni grupin e tokëzës nga brenda nga iliku i pëlhurës dhe iliku i mbushjes, vendoseni
• SHQIPTAR •
INSTALIMI NË AUTOMJETI
154