Descargar Imprimir esta página

Bosch Climate 5000 L Serie Manual De Instalación página 172

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 64
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
1
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
1.1
Shpjegimi i simboleve
Këshilla sigurie
Tek këshillat paralajmëruese, fjalët sinjalizuese karakterizojnë llojin dhe
ashpërsinë e pasojave, nëse nuk respektohen masat për parandalimin e
rreziqeve.
Fjalët e mëposhtme sinjalizuese janë të përcaktuara dhe mund të jenë
përdorur në dokumentin që keni para:
RREZIK
RREZIK do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda dhe deri me
rrezik për jetën.
PARALAJMËRIM
PARALAJMËRIM do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda deri
në rrezik për jetën.
KUJDES
KUJDES do të thotë që mund të shkaktohen dëme të lehta deri të mesme
të rënda në persona.
KËSHILLË
KËSHILLË do të thotë që mund të shkaktohen dëme materiale.
Informacione të rëndësishme
Informacionet e rëndësishme pa rreziqe për njerëzit ose sendet
shënohen me simbolin informues Info.
Simboli
Kuptimi
Paralajmërim për substancat e djegshme: freoni R32
në këtë produkt është një gaz me djegshmëri të ulët
dhe toksicitet të ulët (A2L ose A2).
Mbani doreza mbrojtëse gjatë punimeve të instalimit
dhe të mirëmbajtjes.
Mirëmbajtja duhet kryer nga një person i kualifikuar në
përputhje me udhëzimet në manualin e mirëmbajtjes.
Respektoni udhëzimet e manualit të përdorimit gjatë
punës.
tab. 244
1.2
Këshilla të përgjithshme sigurie
HUdhëzime për grupin e synuar
Ky manual instalimi u drejtohet specialistëve të ftohjes dhe
kondicionimit, si dhe inxhinierëve elektrikë. Duhet të respektohen
udhëzimet në të gjitha manualet në lidhje me impiantin. Në rast
mosrespektimi mund të rezultojnë dëme materiale dhe lëndime në
persona deri në rrezikim për jetën.
▶ Lexoni udhëzimet e instalimit për të gjithë komponentët e impiantit
përpara instalimit.
▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të mirëmbajtjes.
172
▶ Respektoni rregulloret, rregullat teknike dhe direktivat kombëtare
dhe rajonale.
▶ Dokumentoni punimet e kryera.
HRreziqet e përgjithshme nga freoni
▶ Kjo pajisje është e mbushur me freon R32. Gazi i freonit mund të
shkaktojë gaze toksike kur bie në kontakt me zjarrin.
▶ Nëse ka rrjedhje të freonit gjatë instalimit, ajroseni mirë ambientin.
▶ Pas instalimit kontrolloni sistemin për rrjedhje.
▶ Mos lejoni substanca të ndryshme nga freoni (R32) që të hyjnë në
qarkun e freonit.
HSiguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi dhe për
qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në përputhje me
EN 60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje
dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim ose udhëzohen në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që lindin nga
përdorimi i saj. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajta nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa
qenë nën vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar nga
prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me kualifikim të
ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet."
HDorëzimi te përdoruesi
Gjatë dorëzimit udhëzojeni përdoruesin për përdorimin dhe kontrollin e
sistemit të kondicionerit.
▶ Shpjegimi i përdorimit - gjatë këtij shpjegimi të trajtohen sidomos
veprimet që kanë të bëjnë me sigurinë.
▶ Kini sidomos parasysh pikat e mëposhtme:
– Modifikimi apo riparimi lejohen të kryhen vetëm nga një kompani
e specializuar e autorizuar.
– Për funksionim të sigurt dhe në mbrojtje të ambientit nevojiten së
paku inspektime vjetore dhe pastrim-mirëmbajtje me porosi.
▶ Tregojini pasojat e mundshme (lëndim deri në rrezik për jetë apo
dëmtim i pronës) në rast moskryerjeje apo kryerjeje me mangësi të
inspektimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
▶ Dorëzonjani manualet e instalimit dhe përdorimit përdoruesit për t'i
ruajtur.
1.3
Shënimet në këtë manual
Figurat mund të gjenden të përmbledhura në fund të këtij manuali. Teksti
përmban referenca për tek ilustrimet.
Produktet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të shfaqur në këtë
manual.
2
Të dhëna për produktin
2.1
Deklarata e konformitetit
Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me
direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.
Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit me të
gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të cilat
parashikojnë vendosjen e këtij markimi.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm në
internet: www.bosch-climate.gr.
Climate 5000 L • Climate 5000i U/L – 6721841493 (2023/05)

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Climate 5000i u serieClimate 5000i l serieCl5000l 35 eCl5000iu d 35 eCl5000l 53 eCl5000iu d 53 e ... Mostrar todo