▶ Prerja e saktë tërthore dhe automati duhen përcaktuar nga një
elektricist i miratuar. Për këtë është thelbësor konsumi maksimal i
korrentit nga të dhënat teknike ( shih kapitullin 10, faqja 183).
▶ Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe
ndërkombëtare.
▶ Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të
shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i
instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
▶ Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
▶ Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
▶ Lidhini mirë kabllot me lidhëse të përshtatshme kabllosh (përmbajtja
e dërgesës) me kllapat ekzistuese të montimit/hyrjet e kabllove.
▶ Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjën elektrike të pajisjes.
▶ Mos ngatërroni fazën dhe NULIN. Përndryshe mund të shkaktoni
avari.
▶ Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga
mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin
maksimal të energjisë së pajisjes.
3.7.2
Lidhja e njësisë së brendshme
Njësia e brendshme është e lidhur me një kabllo komunikimi me 4 tela.
Përdorni kabllo tipi H07RN-F me prerje të mjaftueshme tërthore të
përçuesit.
KËSHILLË
Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së
brendshme
Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.
▶ Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.
Lidhja e kabllos së komunikimit:
▶ Hiqni kapakun e pjesëve elektronike të njësisë së brendshme.
▶ Sigurojeni kabllon në kapëse dhe lidheni me klemat L, N, S dhe
▶ Vini re caktimin e telave në klema.
▶ Rivendosni kapakët.
▶ Kaloni kabllot te njësia e jashtme.
3.7.3
Instalimi i njësisë së ekranit
▶ Futni imazhin e njësisë së ekranit fig. 22 në vjaskat e njësisë së
kontrollit elektronike dhe rrëshqiteni njësinë e ekranit poshtë.
▶ Kalojeni kabllon e njësinë së ekranit përmes hallkës së kabllos në
njësinë e komandimit elektronik dhe lidheni me qarkun elektronik.
3.7.4
Lidhni një pult me tel
KËSHILLË
Dëmtimi i pultit me tel ose i kabllove
▶ Gjatë instalimit mos i përthyeni kabllot.
▶ Për të penguar hyrjen e ujit në pultin me tel, kur instaloni kabllot (
figura 25) përdorni kapëset e kabllove [2] dhe stuko [1] për të
izoluar kontaktet.
▶ Kabllot duhet të shgtrëngohen mirë dhe nuk duhet të jenë të
tendosura.
KËSHILLË
Dëmtimi për shkak të mbitensionit
Pulti me tel është projektuar për tension të ulët.
▶ Mos e vini kabllon e komunikimit në kontakt me tension të lartë.
Përdorni kabllot e dhëna.
▶ Nëse është nevoja, kalojeni kabllon zgjatuese mes njësisë së
brendshme dhe vendit të instalimit të pultit me tel.
▶ Lidheni kabllon e komunikimit me njësinë e brendshme.
Climate 5000 L • Climate 5000i U/L – 6721841493 (2023/05)
▶ Nëse është nevoja, lidhni kabllon e komunikimit me pultin me tel
përmes kabllos zgjatuese. Izoloni çdo fishë me tubin plastik dhe
lidhëset e kabllove ( figura 27).
▶ Lidhni unazën magnetike.
▶ Lidhni veshin e kontaktit për tokëzimin.
▶ Futni baterinë petë në mbajtëse [1].
3.7.5
Lidhja e njësisë së jashtme
Një kabllo ushqyesi (3 tela) dhe një kabllo komunikimi për njësinë e
brendshme (4 tela) lidhen me njësinë e jashtme. Përdorni kabllo të tipit
H07RN-F me prerje të mjaftueshme tërthore të përçuesit dhe sigurojeni
lidhjen me linjën elektrike përmes një sigurese.
▶ Sigurojeni kabllon e komunikimit me kapëse dhe lidheni me klemat
1(L), 2(N), S dhe
njësisë së brendshme) ( figura 17 dhe 18).
▶ 1 Montoni unazën magnetike te kablloja e komunikimit, sa më pranë
njësisë së jashtme të jetë e mundur.
▶ Siguroni dhe lidhni kabllon elektrike me kapëse.
– CL5000L ... E: klemat L, N dhe
– CL5000L ... E-3: klemat L1, L2, L3, N dhe
▶ Shtrëngoni kapakun e lidhjeve.
3.7.6
Lidhja me kombinim Twin
Në kombinimin Twin dy njësi të brendshme lidhen në seri. Me njësinë
dytësore nuk lidhet klema S. Përkundrazi komunikimi mes njësive të
brendshme kryhet përmes klemave X, Y dhe E.
Legjenda për figurën 30 dhe 31:
IDU-M
Njësia kryesore (njësia e brendshme 1)
IDU-S
Njësia dytësore (njësia e brendshme 2)
▶ Lidheni njësinë kryesore sipas përshkrimit në kapitullin 3.7.2.
▶ Lidheni njësinë dytësore përmes klemave L, N dhe
1)
kryesore
.
▶ Lidhini njësinë kryesore dhe dytësore në klemat X, Y dhe E përmes
.
një kablloje komunikimi. Tokëzoni veshjen izoluese.
Rregullatori qendror dhe kombinimi Twin përdorin të dy kontaktin X/Y/E.
Ndaj duhet vendosur paraprakisht nëse duhet instaluar kombinimi Twin
apo rregullatori qendror.
3.7.7
Lidhja e aksesorit të jashtëm
Aksesorët e jashtëm mund të lidhen në klemat e përmendura më poshtë.
Lidhja
Përshkrimi/funksionet e posaçme
CN23
Çelësi i kontaktit ndezje/fikje
• Klemat pa potencial
• Kur përdoret, hiqeni spinën urën J6 në krah të
fishës.
• Kontakti hapur:
– Njësia e brendshme fikur
– Telekomanda/pulti joaktiv (CP në ekran)
• Kontakti mbyllur:
– Njësia e brendshme ndezur
– Telekomanda/pulti aktiv
CN33
Alarm sinjalizues
• Klemat pa potencial
• Maksimumi i lidhjes 24 V DC, 500 mA
• Kontakti hapur: alarmi fikur
• Kontakti mbyllur: alarmi ndezur
1) L=1(L) dhe N=2(N) për disa tipa produkti.
(caktimi i telave në klemat e lidhjes sipas
Instalimi
dhe te njësia
177