Descargar Imprimir esta página

Electrolux ENG7TE75S Manual De Instrucciones página 18

Frigorífico-congelador
Ocultar thumbs Ver también para ENG7TE75S:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

5.10 Ngrirja e ushqimit të freskët
Seksioni i ngrirjes është i përshtatshme për
ngrirjen e ushqimit të freskët dhe ruajtjen e
ushqimit të ngrirë dhe shumë të ngrirë për
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
funksionin Extra Freeze të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin që do të
ngrini në ndarjen e ngrirësit.
Ruajini ushqimet e freskëta duke i
shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në
ndarjen ose sirtarin e parë nga lart.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet pa shtuar ushqime të tjera të freskëta
gjatë 24 orëve, specifikohet në pllakën e
specifikimeve (një etiketë që ndodhet në
brendësi të pajisjes).
Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar,
pajisja kthehet automatikisht në parametrin e
mëparshëm të temperaturës (shihni
"Funksioni Extra Freeze").
Për më shumë informacion, referojuni
"Këshilla për ngrirje".
5.11 Ruajtja e ushqimit të ngrirë
Kur aktivizoni një pajisje për herë të parë ose
pas një periudhe të gjatë mospërdorimi,
përpara se t'i futni produktet në ndarje, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 3 orë me
funksionin Extra Freeze të aktivizuar.
Sirtarët e frigoriferit bëjnë të mundur që të
gjeni shpejt dhe lehtë paketën ushqimore që
dëshironi.
Mbajini ushqimet jo më pranë se 15 mm nga
dera.
6. NDIHMË DHE KËSHILLA
6.1 Si të kursejmë energjinë
• Ngrirja: Konfigurimi i brendshëm i pajisjes
është ai që siguron përdorimin më efikas
të energjisë.
• Ftohja: Sigurohet përdorimi më efikas i
energjisë në konfigurimin me sirtarët në
pjesën e poshtme të pajisjes dhe raftet të
shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme.
Pozicioni i koshëve të dyerve nuk ndikon
në konsumin e energjisë.
18
SHQIP
KUJDES!
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për
shembull si pasojë e ndërprerjes së
rrymës elektrike dhe nëse kjo ndërprerje
ka zgjatur më shumë se vlera e shfaqur
në pllakëzën e specifikimeve te "koha në
rritje", ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë, më pas të ftohet dhe të
rivendoset në ngrirje. Referojuni "Alarmi i
temperaturës së lartë".
5.12 Shkrirja
Ushqimet e ngrira ose të ngrira shumë,
përpara se të konsumohen, mund të shkrihen
në frigorifer ose brenda një qeseje plastike
nën ujë të ftohtë.
Ky veprim varet nga koha në dispozicion dhe
lloji i ushqimit. Copëzat e vogla të ushqimit
mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira.
5.13 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë vasketa të posaçme për prodhimin e
kubave të akullit.
Mos përdorni vegla metalike për të hequr
vasketat nga ngrirësi.
1. Mbushini këto vasketa me ujë.
2. Vendosni vasketat e akullit në dhomën e
ngrirësit.
• Mos e hapni shpesh derën ose mos e lini
hapur për një kohë më të gjatë sesa
nevojitet.
• Ngrirja: Sa më i ftohtë cilësimi i
temperaturës, aq më i lartë konsumi i
energjisë.
• Ftohja: Mos e vendosni temperaturën
shumë të lartë për të kursyer energji,
përveç nëse kërkohet nga karakteristikat e
ushqimit.

Publicidad

loading