Descargar Imprimir esta página

Electrolux ENG7TE75S Manual De Instrucciones página 5

Frigorífico-congelador
Ocultar thumbs Ver también para ENG7TE75S:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

PARALAJMËRIM!
Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që
kordoni i energjisë të mos ngecë ose
dëmtohet.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni elementët
përbërës elektrikë (p.sh. spinën e rrjetit,
kabllon e rrjetit, kompresorin). Kontaktoni
Qendrën e autorizuar të shërbimit ose një
elektriçist për të ndryshuar elementët
përbërës elektrikë.
• Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje
elektrike ose zjarri.
Pajisja përmban gaz të ndezshëm,
izobutan (R600a), një gaz natyror me nivel të
lartë pajtueshmërie me mjedisin. Bëni kujdes
të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit
ftohës që përmban izobutan.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
• Ndalohet rreptësisht çdo përdorim i
produktit inkaso më vete.
• Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
prodhues të akulloreve) në pajisje përveç
nëse ato deklarohen të përdorshme nga
prodhuesi.
• Nëse ndodh dëmtim i qarkut të ftohësit,
sigurohuni që të mos ketë flakë dhe
burime të ndezjes në dhomë. Ventiloni
dhomën.
• Mos lejoni që objektet e nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
• Mos vendosni pije jo-alkolike në ndarjen e
ngrirësit. Kjo do të krijojë presion mbi enën
e pijeve.
• Mos mbani gaz dhe lëng të ndezshëm në
pajisje.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
• Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Janë të nxehtë.
• Mos hiqni dhe mos prekni artikujt nga
ndarja e ngrirësit nëse i keni duart të
lagura ose të njoma.
• Mos e ngrini përsëri ushqimin që është
shkrirë.
• Respektoni udhëzimet e ruajtjes që
gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të
ngrirë.
• Mbështillini ushqimet me material
mbështjellës përpara se t'i fusni në
ndarjen e ngrirjes.
• Mos lejoni që ushqimi të bjerë në kontakt
me sipërfaqet e brendshme të ndarjeve të
pajisjes.
2.4 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Ky produkt përmban një apo më shumë
burime drite të kategorisë të efikasitetit të
energjisë F.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
SHQIP
5

Publicidad

loading