Descargar Imprimir esta página

Electrolux ENG7TE75S Manual De Instrucciones página 3

Frigorífico-congelador
Ocultar thumbs Ver también para ENG7TE75S:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

kusht që të jenë udhëzuar siç duhet. Fëmijët më të vegjël
se 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos
luajnë me pajisjen dhe.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje përdoret vetëm për mbajtjen e ushqimeve dhe të
pijeve.
• Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
• Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
• Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, respektoni
udhëzimet e mëposhtme:
– mos e hapni derën për periudha të gjata;
– pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt
me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të shkarkimit;
– ruajeni mishin e pagatuar dhe peshkun në enë të
përshtatshme në frigorifer, që të mos bien në kontakt me
ushqimet e tjera ose të mos pikojnë mbi ushqimet e tjera.
• PARALAJMËRIM: Mbajini pa pangesa vrimat e ajrimit në
kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
• PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike apo mjete
të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç
atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
• PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.
• PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda
ndarëseve të ruajtjes së ushqimeve të pajisjes, përveç nëse
janë lloji i rekomanduar nga prodhuesi.
SHQIP
3

Publicidad

loading