4 Udhëzime sigurie
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Mbajini personat e painteresuar, fëmijët dhe
kafshët larg terrenit të punës.
► Mbajeni larg objekteve.
► Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
korrësen e barit.
■ Kur është në punë motori, nga marmita dalin
gaze të nxehta shkarkimi. Gazet e nxehta të
shkarkimit mund të ndezin materialet tepër të
ndezshme dhe të shkaktojnë zjarre.
► Mbajeni rrymën e ajrit të shkarkuar larg
materialeve tepër të ndezshme.
4.6
Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1
Korrëse bari
Korrësja e barit është në gjendje të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit është e padëmtuar.
– Nuk ka rrjedhje benzine nga korrësja e barit.
– Kapaku i serbatorit është i mbyllur.
– Nuk ka rrjedhje vaji motori nga korrësja e barit.
– Kapaku i vajit të motorit është i mbyllur.
– Korrësja e barit është e pastër.
– Komandat funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
– Nëse do të kositet dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën për mbledhjen e barit:
Adapteri për copëtimin e materialit të kositur
është hequr, zgjatimi është shkëputur dhe
shporta për mbledhjen e barit është fiksuar
saktë.
– Nëse do të kositet dhe bari i prerë duhet
shkarkuar nga mbrapa: Shporta për mbledhjen
e barit është hequr dhe kapaku i daljes është i
mbyllur.
– Nëse do të kositet dhe bari i kositur duhet të
drejtohet anash në dhé: Shporta për
mbledhjen e barit është shkëputur, adapteri
për copëtimin e materialit të kositur është futur
saktë dhe zgjatimi është fiksuar saktë.
– Nëse do të kryhet copëtimi: Zgjatja dhe
shporta për mbledhjen e barit janë shkëputur
dhe adapteri për copëtimin e materialit të
kositur është futur saktë.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Janë montuar saktë aksesorë origjinalë të
STIHL për këtë korrëse bari.
– Mekanizmat me sustë nuk janë të dëmtuar
dhe funksionojnë.
– Kur lëshohet doreza e marsheve për kositjen,
motori ndalon.
0478-111-9815-B
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet, pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen dhe të ketë
rrjedhje karburanti. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të humbin jetën.
► Punoni me korrëse bari të padëmtuar.
► Nëse rrjedh benzinë nga korrësja e barit:
Mos punoni me korrësen e barit dhe vizitoni
shitësin e specializuar të STIHL.
► Mbyllni kapakun e serbatorit.
► Nëse rrjedh vaj motori nga korrësja e barit:
Mos punoni me korrësen e barit dhe vizitoni
shitësin e specializuar të STIHL.
► Mbyllni kapakun e vajit të motorit.
► Nëse korrësja e barit është e ndotur:
Pastroni korrësen e barit.
► Mos i modifikoni korrëset e barit dhe
sistemet e tyre të sigurisë.
► Mos e manipuloni korrësen e barit për t'i
ndryshuar fuqinë apo shpejtësinë e motorit.
► Nëse komandat nuk funksionojnë: Mos
punoni me korrësen e barit.
► Mekanizmat me sustë mund të çlirojnë
energjinë e akumuluar.
► Nëse do të kositet dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën për mbledhjen e
barit: Hiqni adapterin për copëtimin e
materialit të kositur, shkëputeni zgjatimin
dhe vareni shportën për mbledhjen e barit
siç përshkruhet në këto udhëzime
përdorimi.
► Nëse do të kositet dhe bari i kositur duhet
të drejtohet anash në dhé: Hiqni shportën
për mbledhjen e barit, futni adapterin për
copëtimin e materialit të kositur dhe vareni
zgjatimin siç përshkruhet në këto udhëzime
përdorimi.
► Nëse do të kryhet copëtimi: Hiqni zgjatimin
dhe shportën për mbledhjen e barit dhe
futni adapterin për copëtimin e materialit të
kositur siç përshkruhet në këto udhëzime
përdorimi.
► Instaloni thikën sipas përshkrimit në këto
udhëzime përdorimi.
► Instaloni aksesorët origjinalë STIHL për
këtë korrëse bari siç përshkruhet në këto
udhëzime përdorimi ose në udhëzimet e
përdorimit të aksesorëve.
► Mos vini sende në vrimat e korrëses së
barit.
► Ndërroni etiketat udhëzuese në rast
konsumimi apo dëmtimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
Shqip
353