Shqip
► Lëshojeni korrësen e barit vetëm kur
qëndron në sipërfaqe të drejtë dhe ku nuk
mund të lëvizë vetë.
■ Nëse ka sende të vendosura në timon,
korrësja e barit mund të përmbyset për shkak
të peshës së tepërt. Mund të lëndohen njerëz
dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Mos vendosni sende në timon.
RREZIK
■ Nëse punoni në afërsi të linjave elektrike, thika
mund të bjerë në kontakt me linjat dhe t'i
dëmtojë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose dhe të vdesë.
► Mos punoni në afërsi të linjave elektrike
aktive.
■ Në rast shtrëngatash, përdoruesi mund të
goditet nga rrufeja. Përdoruesi mund të
lëndohet rëndë ose dhe të vdesë.
► Nëse ka stuhi: Mos punoni.
■ Në rast pune nën shi, përdoruesi mund të
rrëshqasë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose dhe të vdesë.
► Nëse bie shi: Mos punoni.
4.9
Transporti
PARALAJMËRIM
■ Gjatë bartjes, korrësja e barit mund të
përmbyset apo të lëvizë. Mund të lëndohen
njerëz dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Fikeni motorin.
► Prisni derisa thika të pushojë së
rrotulluari.
► Hiqeni prizën e kandelës.
► Sigurojeni korrësen e barit me rripa, lidhëse
apo rrjetë në një zonë të përshtatshme
ngarkimi në mënyrë të atillë që të mos
përmbyset dhe të mos lëvizë.
■ Pas nisjes së motorit, marmita dhe motori
mund të jenë të nxehtë. Përdoruesi mund të
digjet gjatë bartjes.
► Shtyjeni korrësen e barit.
■ Korrësja e barit është e rëndë. Nëse
përdoruesi e bart i vetëm korrësen e barit,
mund të lëndohet.
► Mbani doreza mbrojtëse.
► Barteni korrësen e barit me dy vetë.
■ Gjatë transportit mund të rrjedhë benzinë duke
shkaktuar ndotje dhe dëme.
► Shtyjeni korrësen e barit.
356
► Transportojeni pajisjen pa benzinë brenda.
4.10
Magazinimi
PARALAJMËRIM
■ Fëmijët nuk i kuptojnë dhe nuk i kanë
parasysh rreziqet e korrëses së barit. Fëmijët
mund të lëndohen rëndë.
► Fikeni motorin.
► Mbajeni korrësen e barit në vend ku nuk
mund të arrihet nga fëmijët.
■ Pjesët metalike mund të ndryshken nga
lagështira. Korrësja e barit mund të dëmtohet.
► Mbajeni korrësen të pastër dhe të thatë.
■ Nëse korrësja e barit lihet në sipërfaqe të
pjerrëta, mund të lëvizë pa dashje. Mund të
lëndohen njerëz dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Lëreni korrësen e barit vetëm në sipërfaqe
të drejta.
4.11
Pastrimi, mirëmbajtja dhe
riparimi
PARALAJMËRIM
■ Nëse motori është në punë gjatë pastrimit,
mirëmbajtjes apo riparimit, personat mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Fikeni motorin.
► Prisni derisa thika të pushojë së
rrotulluari.
► Hiqeni prizën e kandelës.
■ Nëse motori është në punë gjatë pastrimit,
mirëmbajtjes apo riparimit, aktuatori mund të
ndizet pa dashje. Personat mund të lëndohen
rëndë dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Fikeni motorin.
► Hiqeni prizën e kandelës.
■ Pas nisjes së motorit, marmita dhe motori
mund të jenë të nxehtë. Në rast të tillë
personat mund të digjen.
► Prisni derisa marmita dhe motori të jenë
ftohur.
■ Solucionet e forta të pastrimit, pastrimi me ujë
presion apo me sende të mprehta mund t'i
dëmtojë korrësen e barit ose thikën. Nëse
korrësja e barit apo thika nuk pastrohen siç
duhet, pjesët nuk funksionojnë më siç duhet
4 Udhëzime sigurie
0478-111-9815-B