fig. 11
KONFIGURIMET E INSTALIMIT QË NUK LEJOHEN
E | F
Djepi nuk mund të lidhet nëse rripi i sediles
qendrore pozicionohet nga brenda në lidhje me djepin.
E
F
G | H
Për siguri më të lartë në rastin e një goditjeje
anësore, kur djepi është i pozicionuar në një sedile anësore
dhe në atë qendrore, koka e fëmijës nuk duhet të jetë në
sedilen anësore afër derës.
G
H
96
I | J
Djepi nuk mund të pozicionohet në njërën anë dhe
më pas të lidhet me rripin e sigurimit të sediles në anën tjetër.
I
J
PËRGATITJA E RRIPAVE TË SIGURIMIT TË AUTOMJETIT
fig. 12
Lidhni të dy rripat e sigurimit të sediles së pasme në
automjet (H), duke u siguruar që ka hapësirë të mjaftueshme
për të vendosur djepin.
A) Opsioni qendror
B) Opsioni anësor
fig. 13
Tërhiqni me drejtim nga sipër pjesën e pasme të
rripave të sigurimit për t'i liruar.
fig. 14
Vendosni në funksionim pajisjet lidhëse (C) duke u
siguruar që leva e kuqe (I) të jetë e hapur.
fig. 15
Futni një pjesë të unazës metalike të pjesës lumbare
të rripit të sigurimit të makinës nëpër unazën metalike të një
prej pajisjeve lidhëse (C).
fig. 16
Rrotulloni levën e kuqe (I) dhe futeni në vendin
përkatës të rripit të sigurimit të automjetit.
fig. 17
Fiksoni pajisjen lidhëse (C) duke tërhequr pjesën
diagonale të rripit të sigurimit të makinës.
fig. 18
Kur të jetë e nevojshme lëvizni pajisjen lidhëse (C)
duke ngritur unazën metalike të rripit të sigurimit të makinës
për ta rrëshqitur. Përfundoni veprimin duke përsëritur
udhëzimet e mësipërme për rripin tjetër të sigurimit.
LIDHJE E DJEPIT
fig. 19
Vendoseni djepin në sedilen e pasme të automjetit.
Djepi ka 2 kunja metalike (K) që arrihen me lehtësi nga jashtë,
në zonën e kokës dhe këmbëve.
fig. 20
Për të bashkuar pajisjet lidhëse (C) shtyjini drejt
kunjave të djepit (K) derisa të kërcasin kur të jenë vendosur
në pozicion.
KUJDES! Siguroni që lidhja të jetë bërë si duhet duke
tërhequr pajisjet lidhëse me drejtim nga sipër dhe
poshtë.
KUJDES! Fiksoni gjithmonë pajisjet lidhëse.
KUJDES! Sigurohuni që djepi të jetë fiksuar mirë në
sedile duke përshtatur tensionuesin e rripit të sigurimit
të makinës dhe, nëse është e nevojshme, ndryshoni
pozicionin e pajisjeve lidhëse.
fig. 21
Për të hequr djepin nga sedilja, tërhiqni levën e
kuqe (L) dhe shtyni pajisjen lidhëse (C) me drejtim nga sipër
derisa të jetë liruar plotësisht.