ngrirësit. Përndryshe ato mund
të çahen.
• Mos i prekni ushqimet e ngrira
me dorë; ato mund t'ju ngjiten
në dorë.
• Hiqeni frigoriferin nga priza para
se ta pastroni ose shkrini.
• Avulli dhe materialet e pastrimit
që avullojnë nuk duhet të
përdoren asnjëherë në pastrim
dhe proceset e shkrirjes të
frigoriferit. Në këto raste, avulli
mund të bjerë në kontakt
me pjesët elektrike dhe të
shkaktojë qark të shkurtër ose
goditje elektrike.
• Mos e përdorni asnjëherë si
mjet për t'u mbështetur ose
si shkallë derën ose pjesët e
frigoriferit.
• Mos përdorni pajisje elektrike
brenda frigoriferit.
• Mos i dëmtoni pjesët, ku
qarkullon lëngu ftohës, me
mjete shpimi ose prerjeje.
Lëngu ftohës që mund të
dalë kur shpohen kanalet e
evaporatorit, zgjatimeve të tubit
ose shtresave të sipërfaqes
shkakton irritime në lëkurë dhe
dëmtime në sy.
• Mos i mbuloni ose bllokoni
vrimat e ventilimit në frigorifer
me asnjë lloj materiali.
• Pajisjet elektrike duhet të
riparohen vetëm nga persona
të autorizuar. Riparimet e bëra
nga persona jo kompetentë
krijojnë rreziqe për përdoruesin.
• Në rast të ndonjë defekti ose
gjatë një pune mirëmbajtjeje
ose riparimi, shkëputeni
frigoriferin nga korrenti qoftë
duke fikur siguresën përkatëse
ose duke e hequr pajisjen nga
priza.
• Mos e tërhiqni kabllin kur
tërhiqni spinën.
• Vendosini pijet e larta të
mbyllura fort dhe në pozicion
vertikal.
• Sigurohuni që pijet alkoolike të
forta të mbahen të siguruara
me tapë të mbyllur dhe të
vendosen në pozicion vertikal.
• Mos përdorni pajisje mekanike
ose mjete të tjera për të
përshpejtuar procesin e
shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
• Ky produkt nuk është synuar
të përdoret nga persona me
çrregullime fizike, ndjesore
ose mendore apo nga njerëz
që nuk janë mësuar ose pa
përvojë (përfshirë fëmijët)
përveç nëse mbikëqyren
nga një person i cili do të jetë
përgjegjës për sigurinë e tyre
ose që do t'i udhëzojë mirë për
përdorimin e produktit.
• Mos e vini në punë një frigorifer
të dëmtuar. Konsultohuni me
agjentin e shërbimit nëse keni
ndonjë merak.
• Siguria elektrike e frigoriferit tuaj
do të garantohet vetëm nëse
sistemi i tokëzimit në shtëpinë
tuaj përputhet me standardet.
• Ekspozimi ndaj shiut, borës,
diellit dhe erës është i
rrezikshëm në lidhje me sigurinë
elektrike.
6
SQ