f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.
në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR SHARRAT E
KOMBINUARA PËR KORNIZA
TË PËRGJITHSHME
• Përdoreni këtë pajisje vetëm për prerjen e drurit
• Sharroni gjithmonë vetëm një material (materialet e
punës të vendosura njëri mbi tjetrin ose pranë njëri-tjetrit
nuk mund të shtrëngohen mirë dhe kjo mund të shkaktojë
bllokimin e thikës së sharrës ose rrëshqitjen e materialit
gjatë sharrimit)
• Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra të
voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca e
sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,295 +
j0,184 Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse
keni nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni
me autoritetin e furnizimit me energji
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
• Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një
kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme me një prizë kundër ujit
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Montojeni pajisjen gjithmonë mbi një sipërfaqe pune të
rrafshët dhe të qëndrueshme (p.sh. bango pune)
• Mbani syze mbrojtëse, mbrojtëse për veshët dhe doreza
mbrojtëse
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
• Kontrolloni mbrojtësen që të mbyllet si duhet para çdo
përdorimi
• Mos e përdorni sharrën nëse mbrojtësja nuk lëviz lirshëm
dhe nuk mbyllet menjëherë
• Mos e shtrëngoni apo lidhni asnjëherë mbrojtësen në
pozicionin e hapur
• Shtrëngojeni gjithmonë fort materialin e punës (mos
punoni mbi materiale që janë shumë të vogla për t'i
shtrënguar)
• Mbështetni gjithmonë skajet e lirshme të materialit të
punës kur është i gjatë
• Mos lejoni kurrë që një person tjetër të mbajë ose të
mbështesë materialin gjatë punës; përdorni zgjatimin e
tavolinës së sharrës
• Mos e përdorni kurrë pajisjen pa elementin e planit të
tavolinës; zëvendësoni elementin e planit të tavolinës
nëse ka defekt ose konsumohet
• Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
AKSESORËT
• Mos përdorni kurrë disqe mprehës/prerës me këtë vegël
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Mos përdorni kurrë lama të sharrës të bëra me çelik të
shpejtë (HSS)
• Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e
deformuar ose jo e mprehtë
• Përdorni vetëm thika sharre me diametër vrime që
përshtaten me boshtin kryesor të pajisjes pa e lëvizur;
mos përdorni kurrë minimizues ose adaptorë për të
përshtatur thika sharre me vrimë të madhe
• Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja
GJATË PËRDORIMIT
• Mos e sforconi veglën; ushtroni një presion të lehtë dhe
të vazhdueshëm
• Mbajini gishtat, duart dhe krahët larg nga thika e
sharrës që rrotullohet 3
• Shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues vetëm kur
vegla të jetë e palëvizshme
• Kur bëni fole, sigurohuni që thika e sharrës të mos
bllokohet në materialin e punës
• Nëse thika e sharrës bllokohet, fikeni menjëherë pajisjen
dhe hiqeni nga priza; vetëm atëherë mund të hiqni
materialin e çarë
176