Informacione Të Rëndësishme; Certifikimi Un R-44/04 Cybex Pallas-Fix - Cybex Silver PALLAS-FIX Manual Del Usuario

Tabla de contenido

Publicidad

Faleminderit që vendosët të zgjidhni Pallas-fix si sexholino për
makinën tuaj.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni
sexholinon në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në vendin e
posaçëm (a).
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme
pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon sipas përshkrimit në këtë udhëzues përdorimi.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të cilat
janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje
me manualin e automjetit.
Ajo është e përshtatshme për sediljet e automjeteve me rripa sigurimi
automatikë trepikësh që janë miratuar sipas rregullores nr.16 të OKB-së ose
sipas një standardi të barasvlershëm.
Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato të përshkruara tek udhëzuesi
i përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me
mbështetësen e automjetit.
Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.
Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.
Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë
mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk
është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse
nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.
CERTIFIKIMI
UN R-44/04
CYBEX PALLAS-FIX
– grupi 1, 9 deri në 18 kg
CYBEX SOLUTION X-FIX
– grupi 2/3, 15 deri në 36 kg
Rekomandohet përafërsisht nga
moshat 9 muaj deri në 12 vjeç
Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara.
Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar
me të kuqe te sexholinoja.
Rripi i prehrit duhet të jetë sa më ulët të jetë e mundur në ijët e fëmijës suaj
që të ketë efekt optimal në rast aksidenti.
Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi automatik në tri pika i automjetit të
jetë rregulluar si duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Asnjëherë
mos e përdridhni rripin!
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë
fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë
që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
Për përdorimin në grupin 1, duhet të përdoret mbrojtësja nga goditjet.
Sexholinoja për makinë duhet të sigurohet gjithnjë me rripin automatik të
sigurimit në tre pika në automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet kur mbyllni derën e
automjetit ose kur lëvizni sediljen e pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë
të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke
shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të
ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë
djegie të lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga
ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni
dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 11 vite. Sexholinoja
është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që
sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
SQ
123

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido