Descargar Imprimir esta página

Garancia E Prodhuesit Dhe Rregulloret E Asgjësimit - Cybex Platinum SOLUTION T i-FIX Manual De Instrucciones

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 31
MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS
Mbështetësja e kokës me pjerrësi (c) ndihmon që koka e fëmijës të mos anohet
tepër përpara gjatë gjumit. Ajo mund të vendoset në një prej 3 pozicioneve.
Shtyjeni mbështetësen e kokës (c) përpara derisa të arrihet pozicioni që doni. Për
ta kthyer në pozicionin fillestar, mbështetësja këndore e kokës (c) duhet të ngrihet
dhe të tërhiqet mbrapa.
Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen
��
e kokës.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (c) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e lartësisë
së mbështetëses së kokës (d) në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës (c).
Mund të vendoset në 12 pozicione të ndryshme. Çojeni mbështetësen e kokës
(c) në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2 cm (rreth sa gjerësia e 2
gishtave) mes shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës (c).
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që sexholinoja
��
është e montuar në makinë.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni
gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me një "KLIKIM".
2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë jeshile të kalimit të rripit të
prehërit (f) në sexholino.
3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit
duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (f).
5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (g) derisa të
SQ
jetë brenda pikës së kalimit të rripit.
6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (c) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
88
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos së fëmijës përbëhet nga 5 pjesë (2x mbështetësja e kokës,
2x mbështetësja e shpinës dhe përforcuesi). Këto qëndrojnë të fiksuara në vend
në disa pika me kopsa, velkro dhe rripa elastikë. Pasi të jenë liruar të gjitha, pjesët
e mbulesës mund të hiqen një nga një.
Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat
��
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo
mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është
shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të
gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden
në faqen tonë të internetit
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

Publicidad

loading