Descargar Imprimir esta página

Electrolux EOH4P56BX Manual De Instrucciones página 6

Ocultar thumbs Ver también para EOH4P56BX:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 326
• Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
• Tregoni kujdes në hapjen e derës së
pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të
çlirohet avull i nxehtë.
• Mos e vendosni në punë pajisjen me duar
të lagura ose kur keni pasur kontakt me
ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose si sipërfaqe mbështetëse.
• Hapeni derën e pajisjes me kujdes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi
të.
PARALAJMËRIM!
Rrezik i dëmtimit të pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalit:
– mos fusni enët e furrës ose objekte të
tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në
fund.
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen
e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
• Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë.
Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që
mund të mbesin përgjithmonë.
• Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të
mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që
dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja
është në punë. Pas një paneli të mbyllur
mobilieje mund të akumulohet nxehtësi
dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si
rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo
6
SHQIP
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
• Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen
dhe hiqeni spinën nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të
njomë. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike
(avuj) në regjimin pirolitik.
• Para se të kryeni pastrimin pirolitik dhe të
bëni ngrohjen paraprake, hiqni nga
hapësira e brendshme e furrës:
– çdo mbetje të tepërt ushqimore, vaj
apo yndyrë të derdhur / depozituar.
– çdo objekt të lëvizshëm (duke
përfshirë raftet, mbajtëset e anës, etj.
që kanë ardhur me produktin)
veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë,
takëme etj., që nuk ngjisin.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për
pastrimin pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës
që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja bëhet shumë e nxehtë dhe del ajër
i nxehtë nga vrimat e ftohjes së parme.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

944068304